Kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Halim Kosova gjatë një takimi me gratë aktiviste foli për përkrahjen ndaj femrave nëse ai do të zgjidhet në krye të Bashkisë Tiranë . Kosova tha, me punën e tij në krye të Bashkisë Tiranë do t’u rikthejë njerëzve shpresën. Ai tha se gratë janë ato që mbajnë hallet e shtëpisë.
 
“Jeni ju gratë që mbajnë hallet e shtëpisë, se burrat mund të kthejnë dhe ndonjë gotë ndonjëherë. Me punë të përbashkët shumë punë të pamundura do t’i bëjmë të mundura. Të padukshmen do ta bëjmë të dukshme”, u shpreh ai.
 
Kosova shprehur falënderim për mbështetjen e dhënë ndaj tij, duke e cilësuar atë të pa parashikueshme. “Jam para jush për të falënderuar të gjithë gratë dhe vajzat për mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni dhënë. Mbështetje e cila deri diku ka qenë e pa parashikuar për mua”, u shpreh Kosova.