TIRANE - Deputeti i PD Eduard Halimi pasi doli nga Konferenca e Kryetarëve në një prononcim për mediat akuzoi qeverinë se po kërkon të marrë ‘nën sqetull’ institucionet e pavarura.
“Opozita ngriti edhe një herë shqetësimin e shklejes së rëndë të ligjit nga mazhoranca duke kapur institucionet e pavarura. E kemi ngritur edhe në Strasbourg dhe vazhdojme ta përsërisim se përdorimi i parlamentit për të kapur institucionet është tërësisht anti kushtetues. Parlamenti duhet të kthehet në rolin e tij. Marrja ‘nën sqetull’ e institucioneve të pavarura synon ta kthejë vendin në një çiflig, dhe ky qëndrim është i dënueshëm. Për aq kohë sa nuk pati asnjë reagim nga mazhoranca në lidhje me këtë shqetësim opozita u largua pa miratuar kalendarin 3 javor.” tha në fjalën e tij Halimi.
Deputeti i PD shtoi më tej se ofensiva e qeverisë për kapjen e institucioneve të pavarura është anti demokratike dhe se kjo rrezikon seriozisht integrimin evropian të Shqipërisë
Situata në shqipëri është një situatë dramatike.
"I kërkuam qeverisë të ndërpresë ofensivën ndaj institucioneve të pavarura, si AMA, SHISH, ILDKPKI. Nuk mund të kthehet ligjshmëria nëse nuk ndërpritet sulmi ndaj këtyre institucioneve të pavarura pasi ky është kusht i demikracisë dhe integrimit evropian. Kështu vendi nuk shkon drejt BE por drejt diktatit. Mazhorancës nuk i intereson integrimi, por vetëm të marrë nën sqetull institucionet e pavarura.” Përfundoi fjalën e tij Eduard Halimi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com