Megjithatë jo për të gjithë personazhet e famshëm “Halloween” ka qenë ditë feste. Dren Abazi së bashku me bandën e tij “Zig Zag” ka kaluar një eksperiencë të frikshme.
Këngëtari do të këndonte në një nga baret e Tetovës, por kjo nuk është realizuar pasi në këtë lokal ka patur një përleshje me thika, ku një person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë jan plagosur.

Në faqen zyrtare të klub “Ali Baba- Lounge Bar” është shkruar se lokali do të mbyllet për disa ditë në shenjë respekti për personin që humbi jetën R.A, i cili ka qenë mik i afërt me të zotët e lokalit.

Su/ Shqiptarja.com