Hamasi për propozimin e armëpushimit të Izraelit: ‘Qëndrimi ynë është negativ, por ne ecim përpara’

“Qëndrimi për dokumentin aktual të negociatave është negativ”.
Osama Hamdan, përfaqësuesi i lartë i Hamasit në Liban, e tha këtë në një intervistë për TV lokale, raporton New York Times.

 Ndërsa më pas ai sqaroi se kjo "nuk do të thotë se negociatat janë ndalur".

“Edhe nëse grupi nuk i pranon propozimet aktuale izraelite pa ndryshime, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë negociatat”, shtoi Hamdan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
OKB: Rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30-40 miliardë dollarë

1714670860_rethehtrehtr.JPG

Gaza

Kostoja e rindërtimit të Rripit të Gazës, e shkatërruar nga lufta midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas, varion nga 30 deri në 40 miliardë dollarë, për shkak të "shkallës së paprecedentë të shkatërrimit".

Ky është vlerësimi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) për rindërtimin e Rripit të Gazës.

"Përllogaritjet për rindërtimin e të gjithë Rripit të Gazës tejkalojnë 30 miliardë dollarë, ndoshta deri në 40 miliardë dollarë”,- tha Abdallah al-Dardari, drejtor i zyrës rajonale të UNDP-së për shtetet arabe, gjatë një konference për shtyp në Aman.

Xh.K/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 02/05/2024 09:44

    Kjo eshte avazi i vjeter ndaj palestinezve, ti behet nje propozim qe nuk garanton asgja totalisht absurd ne menyr qe ato mos ta pranojn dhe tja vejn fajin ketyre qe jane autokton ne token e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Rrezikova të vdisja', rrëfimi i Ylber Ramadanit: Më trajtuan si fëmija i presidentit

VIDEO/ 'Rrezikova të vdisja', rrëfimi i Ylber Ramadanit: Më trajtuan si fëmija i presidentit