Hanë “bukën” e Ramës, ama bëjnë “duvanë” e Bashës

Hanë “bukën” e Ramës, ama bëjnë “duvanë” e Bashës

Lulzim Basha, Monika Kyemadhi dhe Fatmir Mediu

Po mbushen afro 8 vite, nga koha kur Partia Demokratike doli në opozitë, por kurrë nuk mund të themi se “biznesmenët” e zyrave të saj e kanë ndërprerë aktivitetin privat, kurrë nuk mund të themi se milionerët e saj nuk kanë zgjeruar aktivitetin, nuk kanë ndërtuar pallate, vila, se nuk kanë blerë nga 2-3 makina 100 mijë euroshe. Dhe e gjithë kjo ka ndodhur, dhe po ndodh në kohën e “qeverisë së korruptuar Rama”.

Mirë e kanë, dhe mirë ja bëjnë, kur nuk ka dalë  akoma një prokuror dhe një gjyqtar, tu tregojë “dhëmbët” e ligjit, tu kërkojë origjinën e milionave, origjinën e bizneseve, origjinën e pallateve, origjinën e “dhuratave” që nisin nga vilat 2.5 milion euroshe,dhe depozitave bankare që shtrihen nga Shqipëria dhe vazhdojnë në gjithë Ballkanin dhe më gjërë.

Por si për ironi, janë pikërisht ata, të krimburit në miliona të pandershme, janë pikërisht ata që bëjnë pazare me ndonjë zyrtar të dobët të shtetit për taksat dhe tatimet, janë pikërisht ata që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të lartësojnë malin me para të fituara pa pikën e djersës, që dalin dhe shajnë, mallkojnë, akuzojnë, thërrasin, dhe bëjnë apel për “rrëzimin e Edi Ramës”.

Mirë t’ua bëjnë. Hanë “bukën” e Ramës, me biznese nën emra të rremë, dhe bëjnë “duvanë” e Bashës. Duan largimin e qeverisë Rama, edhe pse sa ishin në pushtet dhe tani në opozitë, nuk lanë gjë pa “klonuar” për të fituar, abuzuar, dhe mashtruar miletin dhe institucionet e ligjit.  Megjithëse kjo qeveri e ka futur në “ulli” sistemin bankar, ekonominë, financat, doganat, ka fshirë informalitetin në fushën e pagesave  të energjisë, ujit të pijshëm, taksave të papagura, ka zhdukur pabarazinë në biznes, ka detyruar çdo firmë dhe kompani të derdhë në arkën e shtetit detyrimet sipas ligjit, sërish “të panginjurit” e SHQUP-it, dalin dhe shpifin, dalin dhe akuzojnë, madje me zë të trashur dhe gishtin tregues të drejtuar nga qeveria Rama.

Natyrisht, kjo ka të bëjë paksa edhe me formimin dhe edukimin jo vetëm shkollor por edhe politik, të sekretarëve të Lulzim Bashës. Si ata, dhe kryetari, e kanë ves të keq, të shajnë pas shpine, të akuzojnë mes zyrave të partisë, dhe kur është momenti i duhur, të thonë “nuk kemi ç’bëjmë, na detyrojnë”.

Kjo ka ndodhur edhe me vetë Lulzim Bashën, teksa “shante dhe akuzonte” publikisht “oligarkët e Ramës”, me të cilët ka ngrënë e ka pirë dhe ka bërë allishverishe, duke vazhduar edhe sot e kësaj dite. Në Tiranë dhe rrethe, ka prej tyre që janë sponsorizues të rregullt të SHQUP-it, (edhe pse shprehen se Rama vuri ligjin mbi gjithçka) por nuk e kanë për gajle të “gëlltitin” edhe ndonjë akuzë qesharake, që u bën nga zyrat e partisë zoti Basha.

Ka prej tyre, (shumica që punojnë sipas ligjit) që tentojnë ti bëjnë hile  shtetit, duke u mbrojtur nën hijen e SHQUP-it. Lulzim Basha ka vite që arrin të mbajë lidhje të rregullta me “oligarkët” e tij, por edhe të mbajë me premtime disa të tjerë. Atje ku nuk bën punë “fjala”, zoti Basha përdor “sulmin” duke i akuzuar si “të lidhur me qeverisjen e Edi Ramës”.

Një parti si Partia Demokratike, që merret nga kryetari tek sekretarët, me sulme ndaj biznesit, që i mbron dhe i shan sipas interesit dhe momentit, që me disa bën pazare dhe me disa mundohet  ti nënshtroje me presione, nuk ka dyshim që do të rrijë gjatë në stolin e politikës.

PD nuk mund të jetë parti qeverisëse, deri në momentin kur “bosët e saj të dollarit” të jenë për  zbatimin e ligjit, dhe barazinë para tij. Ata e kanë kuptuar dhe provuar se  si me zhdukjen e informalitetit në ekonomi, është rritur transparenca, se si me zhdukjen e informalitetit  në biznes, është rritur performanca e tyre, zgjerimi aktivitetit  dhe eleminuar  konkurenca e pandershme.

Por ata nuk duan ta pranojnë, sepse u duket sikur janë  rehatuar me mendimin “ha bukën e Ramës, dhe bëj duvanë  e Bashës”.  Ata janë oligarkët e vërtetë të SHQUP-it.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë