Hap dyert ambasada shqiptare në Australi, Cakaj: Lajm fantastik për Shqipërinë

Hap dyert ambasada shqiptare në Australi, Cakaj: Lajm fantastik për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj

Shqipëria do të ketë një ambasadë edhe në Australi. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe selia e saj do të jetë në kryeqytetin australian, Kanberra. Për këtë lajm ka reaguar edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili njofton se kjo ambasadë do të ofrojë afërsisht 4000-5000 praktika konsullore brenda një viti kalendarik.

Ai shkruan se ky vendim do të mundësojë intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike midis dy vende, ndërsa vë theksin se do të shumë shpejt do të hapen edhe ambasada të tjera në botë, për të pasur një përfaqësi sa më të gjerë në apektin diplomatik.

"Edhe një lajm fantastik për diplomacinë e Shqipërisë. Qeveria e Shqipërisë sot ka marrë vendim për hapjen e ambasadës të Republikës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë! Ky vendim është në shërbim të zbatimit të strategjisë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të zgjeruar rrjetin e ndërveprimit politik ndërkombëtar dhe rritur numrin e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë nëpër botë në përgjithës! Rëndësia e këtij vendimi duhet parë edhe në një rrafsh më të përgjithshëm politik dhe diplomatik.

Mbulimi i marrëdhënieve diplomatike të Republikës të Shqipërisë me Australinë dhe me disa prej vendeve të Azisë dhe Paqësorit është mbuluar krejtësisht nga Ambasada e Shqipërisë në Pekin. Në këtë kuptim, kapaciteti veprues i Shqipërisë në këtë hapësirë gjeo-politike ka qenë më i ulët sesa vetë rëndësia gjeo-strategjike e saj. Për më shumë, hapja e Ambasadës në Kanberra do të mundëson intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Australisë. Tutje, kjo Ambasadë do të ketë një funksion shumë të rëndësishëm edhe në ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët (dhe jo vetëm) në Australi (dhe jo vetëm).

Sipas pritjeve paraprake, Ambasada në Kanberra do të ofron afërsisht 4000-5000 praktika konsullore brenda një viti kalendarik. Pra, gjykuar nga rëndësia politike, strategjike, diplomatike e konsullore, hapja e Ambasadës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë është një veprim me peshë të patjetërsueshme! Shumë shpejtë me veprime të ngjashme në hapësira tjera për ta bërë Shqipërinë më të pranishme nëpër botë", tha Cakaj.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë pati një tjetër lëvizje të rëndësishëm në funksion të politikës së jashtme të vendit. Më 2 korrik u nënshkrua marrëveshja ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore dhe për bashkëpunim strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 04/07/2019 09:57

    Dua të pyes për diçka.. Kush di të më thotë se ç’farë prodhojnë ambasadat në lidhje me qytetarët, pra ç’farë u shërbehet shtetasve shqiptarë që personeli i ambasadës të mari rroga të mira? Të mbaron pasaporta dhe nuk pjerdh njeri fare.. Duhet të hash dynjanë të kthehesh në Shqipëri që të nxjerësh pasaportë. E tmerrshme!

    Përgjigju
    • Admira Connell: 08/08/2019 11:37

      Mos ma kujto , duhet te rinovoj passpprten e duhet prere bileta nga " vendi i pinguneve " ku jam une per ne Tirane

  • Ha ha ha: 03/07/2019 23:21

    Shume mire qe me ne fund u kujtuan edhe per shqiptaret qe banojne ne kontinentin e larget.

    Përgjigju
    • denis agolli: 16/01/2020 08:40

      kur do hapet ne po presim jemi ne 2020 na duhet sa me shpejt dini gje kur do hapet

  • vlora: 03/07/2019 23:18

    u hap edhe nje vend pune hhahahha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale