Hap dyert Kolegji i Evropës në Tiranë, Mogherini: Përgatisim rajonin për në BE, Ministri Hasani: Kampusi na vendos në hartën e profesionistëve

Kolegji i Evropës hap dyert në Tiranë, duke mirëpritur nëpunësit e rinj të administratës publike nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Drejtorja e Programit pilot të Akademisë Diplomatike Evropiane, Federica Mogherini, i uruan mirëseardhjen studentëve,  në trajnimin e zhvilluar nga Kolegji i Evropës me mbështetjen e Mbretërisë së Holandës.

Ministri Hasani shprehu mirënjohje ndaj qeverisë shqiptare për hapjen në kohë rekord të Kolegjit të Evropës në Tiranë, teksa theksoi se Kampusi i Tiranës "do ta vendosë rajonin tonë në hartën e profesionistëve të BE-së."

“Besoj se për të gjithë ju që vini nga rajoni, do të ndjeni frymën e Evropës këtu. Përdoreni atë ndjenjë dhe ndërtoni ura bashkëpunimi që do ta bëjnë rajonin tonë më të fortë dhe më të përshtatshëm për arritjen e qëllimit: integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Më lejoni ta mbyll duke ju thënë, kolegë të rinj, se Evropa është vendi ku qëndrojnë zemrat tona! Dhe zemrat tuaja po rrahin këtu sot. Mirësevini në Kolegjin e Evropës në Tiranë! Jini të guximshëm, jini evropianë”, u shpreh kryediplomati shqiptar Hasani.

Rektorja Federica Mogherini theksoi se nisma të tilla forcojnë bashkëpunimin mes rajonit dhe sjellin më afër integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Ne kemi thënë gjithmonë se duhet të punojmë shumë me rajonin, për ta përgatitur atë drejt anëtarësimit në BE dhe prandaj kjo gjë ka filluar dhe duhet bërë reale, me këta zyrtarë të rinj të cilët punojnë në administrata të ndryshme që nisin trajnimin në Kampusin e Tiranës..... Kemi shpenzuar një dekadë dhe kemi thënë gjithmonë se ne duhet të punojmë shumë me rajonit për ta përgatitur atë drejt anëtarësimit në BE. Kjo gjë ka filluar dhe duhet bërë reale ”, tha ajo.

Trajnimi 2-javor, i mbështetur financiarisht nga Holanda, do të fokusohet mbi integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal. Do të mbahet Në Tiranë, Bruksel dhe Hagë. Ky është trajnimi i parë që hap dyert e Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Kolegji i Evropës në Tiranë do të fillojë vitin e parë akademik në fund të gushtit, me kursin e parë master, ndërsa 31 studentët, të përzgjedhur nga mbi 240 aplikime, janë nga e gjithë Evropa.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë