Hap vendimtar për turizmin në Evropë, shtatë vende fillojnë përdorimin e certifikatave të COVID-19

Certifikata digjitale që synon të lehtësojë udhëtimet brenda Bashkimit Evropian është bërë funksionale në shtatë vende të BE, përpara afatit - duke ofruar një pamje paraprake të asaj që mund të bëhet një standard për lëvizjen globale post-pandemike.

Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia i vunë certifikatat në dispozicion të qytetarëve të tyre dhe i pranojnë ato për vizitorët. Komisioni Evropian ka deklaruar më parë se sistemi do jetë në përdorim për të gjithë vendet anëtare që nga 1 Korriku.

Dokumenti, i njohur si një certifikatë digjitale e gjelbër, tregon nëse personat janë të vaksinuar  vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, janë rikuperuar nga virusi ose janë testuar negativisht brenda 72 orëve të fundit.  Udhëtarët mund të lëvizin lirshëm nëse plotësohet të paktën njëri këto kritere.

Komisioni Evropian është në bisedime me Shtetet e Bashkuara se si të verifikojnë statusin e vaksinimit të vizitorëve amerikanë.

Komisioni i BE-së beson se njerëzit që janë vaksinuar nuk duhet të testohen më ose të futen në karantinë, pavarësisht nga vijnë apo ku shkojnë, nëse kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë. Megjithatë vendet e bllokut nuk e kanë mbështetur ende rekomandimin

Të martën, Britania, e cila nuk është më anëtare e unionit, hapi një terminal të veçantë në Aeroportin Heathrow për të trajtuar udhëtarët që mbërrinin nga vendet e "listës së kuqe".

Për t'i mbajtur ata pasagjerë të izoluar nga udhëtarët e tjerë, ata duhet të arrijnë në Terminalin 3, i cili ishte i mbyllur gjatë pandemisë. Dyzet e tre kombe janë në listën e kuqe të Britanisë, pothuajse të gjitha në Amerikën e Jugut, Afrikë, Lindjen e Mesme ose Azinë e Jugut. Të ashtuquajturat pasaporta të vaksinave kanë qenë politikisht të kundërshtuara në Shtetet e Bashkuara. Shtete si Alabama, Arizona, Florida dhe Georgia kanë ndaluar përdorimin e pasaportave të vaksinave.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'