Hapësira detare 1 vit e pambrojtur
Imami e dinte për radarët e prishu

Hapësira detare 1 vit e pambrojtur<br />Imami e dinte për radarët e prishu
DURRËS - Mosfunksionimi i radarëve monitorues të hapësirës detare shqiptare përgjatë viteve 2012-2013, krijoi hapësira për favorizimin e trafikut të narkotikëve, klandestinëve dhe peshkimit ilegal. Këtë e konfirmon për A1 Report në një intevistë për gazetarin, Arsen Rusta, Elvis Cenka specialist i qendrës ndërinstitucionale operacionale detare në Durrës.
 
Shqipëria nuk ka monitoruar hapësirën detare prej 312 kilometrash katrorë përgjatë vitit 2012-2013, shkak për këtë ka qenë mosfunksionimi i sistemit të radarëve në qendrën e monitorimit detar në Durrës.
 
Këtë fakt e konfirmon Cenka, specialist i operacioneve detare, i cili thotë se prej 1 viti radarët u lanë jashtë pune për arsye ende të pazbardhura, dhe pse Ministria e Mbrojties e drejtuar nga Arben Imami në atë periudhë kishte dijeni për situatën.
 
Gjatë një interviste në ambjentet e qendrës ndërinstitucionale operacionale detare ku A1Report ka mundur të ndjek nga afër monitorimin e kufirit, Cenka thotë se situata me të cilën ata operuan gjatë mosfunksionimit të radarëve ishte e paprecedentë.
 
E ndërthurur në varsinë e katër digastereve qëndra e operacioneve detare një rëndësi të veçantë i kushton dhe peshkimit të paligjshëm, ku zona e shëngjit vazhdon të mbetet problematike.
 
Ndërkaq, zv/ministri i mbrojtjes Dritan Hila, i ftuar në studion e A1 Report për mosfunksionimin e radarëve dhe pozicionin e Forcave të Armatosura në lidhje me këtë çështje, ka pohuar se “situata ka qenë shumë problematike në disa baza vrojtimi në vend”.
 
Ai ka sqaruar në detaj të gjithë projektin e ri të qeverisë shqiptare, ndërsa ka bërë përgjegjës ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami për të gjithë situatën e krijuar në kohën kur ai drejtonte këtë dikaster.
 
Aktualisht radarët janë në funksion të plotë dhe normalizimi i këtij sistemi sipas Ministrisë së Mbrojtjes u bë me një vlerë prej 48 milion lekësh.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

AF Elbasani bën 'shopping' te Tirana

AF Elbasani bën 'shopping' te Tirana