Ekspozita më e re e hapur në Muzeun e Shkencës Miraikan në Tokyo është një mënyrë e thellë dhe argëtuese në brendësi të botës së tualeteve. Objekti më i rëndësishëm i kësaj ekspozite është një tualet gjigant 5 metra i lartë në të cilin vizitorët mund të rrëshqasin pasi të kenë vënë në kokë kapuçin e ngjashëm me feçet, duke simuluar udhëtimin drejt kanalizimeve të ujërave të zeza.
 
Ekspozita përfshin gjithashtu dhe 5 zona të tjera të cilët shërbejnë për të vëzhguar nga afër sesi janë jashtëqitjet e shumicës së njerëzve, çfarë lloj tualetesh përdoret në vende të ndryshme të botës e deri në një lloj tualeti në të cilin mund të rriten bimë.
 
Një prej pjesëtarëve të stafit të ekspozitës shpjegon se qëllimi i shfaqjes së tualeteve dhe feçeve bëhet për të mësuar njerëzit se nuk duhet t’i shohin ato vetëm si elementë të papastër dhe të shpifur, por si diçka që mund të studiohet dhe analizohet.
 
Vizitorët kuriozë në udhëtimin e tyre përveçse e vlerësojnë eksperiencën si interesante mësojnë dhe sesi kryhet një funksion trupor mjaft i rëndësishëm, ku ky 33 vjeçar shprehet se ishte shumë kurioz për të parë sesi kryhet një proces i tillë i përditshëm.
 
Ekspozita do të zgjasë deri në tetor të këtij viti, kushton rreth $11 dollarë dhe çdo kush mund të provojë eksperiencën e çuditshme të të qenit një feçe për të paktën një herë në jetë.

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)