Hapet gara/ 8 hapat për zgjedhjen e kryeprokurorit, politika jashtë loje  

Hapet gara/ 8 hapat për zgjedhjen e kryeprokurorit, politika jashtë loje  

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku

Konstituimi i Këshilli të Lartë të Prokurorisë pasjellë hapjen e procedurave për zgjedhjen e kryeprokurorit me mandat të plotë 7-vjeçar. Sipas Kushtetutës dhe nenit 35 i ligjit Nr. 97/2016 për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë, kryeprokurori zgjidhjet nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ligjet e drejtësisë së re, janë hartuar në një formë të tillë sa që Kuvendi ka një rol krejt formal në zgjedhjen e kryeprokurorit, pasi peshën kryesore në këtë proces e ka pikërisht Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kuvendi duhet të zgjedhë kryeprokurorin me tre emrave që i paraqet KLP me 3/5 e votave, në të kundërtën kandidati i renditur i pari shpallet i emëruar. Kreu i KLP Gent Ibrahimi tha disa ditë më parë në Report Tv se kryeprokurori do zgjidhjet brenda dy muajsh. Por para kësaj faze kulmore, procesi i zgjedhjet së kryeprokurorit të ri do të kalojë nëpër disa etapa. 

Hapi 1 
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shpallë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Në rast të ndërprerjes së parakohshme të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, procedura fillon menjëherë. Thirrja shpallet në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku përmban edhe afatin brenda së cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, dokumentacioni që duhet të shoqërojë shprehjen e interesit, kriteret, procedurën dhe metodologjinë e vlerësimit të kandidaturave etj. 

Hapi 2
Hapi i dytë përfshin paraqitjen e shprehjeve të interesit. Brenda 30 ditëve nga shpallja e thirrjes për paraqitjen e shprehjeve të interesit, kandidatët e interesuar shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të shoqëruar nga dokumentacioni që vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të parashikuara me ligj. Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin jetëshkrimin e përditësuar, një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave, një deklaratë se nuk kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit etj. 

Hapi 3  
Brenda 45 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e shprehjeve të interesit, komisioni përgjegjës për emërimet/karrierën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, verifikon plotësimin e kushteve nga kandidatët. Për secilin kandidat, komisioni kërkon raportim nga institucionet kompetente për verifikimin e pasurisë dhe të figurës, si dhe të çdo shkaku tjetër përjashtues, nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit administratës tatimore dhe doganore, Byroja Kombëtare e Hetimit, shërbimet shtetërore informative, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit tëShtetit, si dhe çdo organ disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e punës së kandidatit. Gjithashtu, nëse është e nevojshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkon informacion shtesë nga institucionet e përmendura në këtë pikë. 

Hapi 4
Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve të përjashtuar dhe ia paraqet atë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, bashkë me raportin për rezultatet e vlerësimit paraprak bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga çdo kandidat dhe atë të grumbulluar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë merr vendim për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore të parashikuara dhe për lejimin e kandidimit të kandidatëve që i plotësojnë këto kushte.

Hapi 5
Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizon seancë dëgjimore me kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore. Kandidatët njoftohen me shkrim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të paktën dhjetë ditë përpara datës së seancës dëgjimore. Ndërkaq, kandidatët e përjashtuar njoftohen në mënyrë të posaçme dhe të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit. Ata mund të ankohen në Gjykatën Administrative të Apelit jo më vonë se 3 ditë nga dita e njoftimit të vendimit.

Hapi 6 
Këshilli i Lartë i Prokurorisë merr vendim për miratimin e renditjes së kandidatëve, bazuar në rezultatet e vlerësimit të meritave të tyre, dhe seancës dëgjimore dhe e publikon atë në faqen zyrtare të tij, së bashku me relacionin shpjegues përkatës. Relacioni shpjegon analizën dhe masën e përmbushjes për secilin kriter nga çdo kandidat, si dhe metodologjinë e ndjekur për vlerësimin e njëkohshëm dhe krahasimor të masës së përmbushjes së kritereve prej kandidatëve.  

Hapi 7
Këshilli i Lartë i Prokurorisë i paraqet Kuvendit të Shqipërisë propozimin për të emëruar si Prokuror të Përgjithshëm tre kandidatët e renditur më lart në listë. Propozimi përfshin vendimin e arsyetuar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Më pas, Kuvendi i Shqipërisë ka një muaji afat për të zgjedhur përfundimisht Prokurorinë e Përgjithshëm. 

Hapi 8 
Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi Nëse Kuvendi nuk zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar. Pas përfundimit të mandatit dhe me kërkesë të tij, Prokurori i Përgjithshëm emërohet në detyrën e mëparshme ose gjyqtar në gjykatën e apelit. 

Kriteret që dihet të plotësojë kandidati për kryeprokuror 

Të kalojë Vetingun 
Të mos jetë subjekt i ligjit të dekriminalizimit 
Të Mos ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit 
Të mos ketë qenë informator i gjeturave të huaja 
Të mos jenë dënuar më parë 
Të mos jenë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore
Rezultate në vlerësimin profesional 
Integritet moral dhe profesional
Aftësitë organizative dhe drejtuese
Vlerësohet përvoja e punës 
Rezultatet gjatë studimeve në ciklin e partë të arsimit.
Rezultatet gjatë studimeve pasuniversitare.
Punimet akademike, studimet shkencore, botimet.
Reputacioni që gëzon kandidati në shoqëri 
Cilësitë morale, të tilla si ndershmëria 
Cilësia e platformës dhe vizioni
Aftësitë e provuara për të marrë vendime 
Aftësitë në komunikim
Aftësitë e të punuarit në grup
Mbajtja e titujve akademikë
Kryerja e studimeve dhe trajnimeve
Njohja e gjuhëve të huaja. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 15/01/2019 16:01

    Shpresoj shume te zgjidhet znj.Arta Marku,me pelqen shume qendrimi dhe profili teper i thjeshte i saj,me kembe ne toke si thote populli.

    Përgjigju
  • Lexues: 28/12/2018 07:57

    Po ceshte kjo politika jashte loje??? Mbase eshte fjala teorikisht sepse cdokush qe ka nje post e ka arritur ate vetem nepermjet politikes dhe borxhi eshte borxh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja