Kopshti holandez Keukenhof, i cili konsiderohet si një nga kopshtet më të mëdha të tulipanëve në botë, ka hapur dyert për vizitorët.
Jo shumë larg qytetit Lisse, ai tërheq çdo vit jo vetëm përfaqësues të botës së biznesit të kopshtarisë, por edhe fotografë të shumtë dhe adhurues të tjerë të luleve me koncepte të ndryshme. Parku është emëruar sipas Kalasë Keukenhof.
Shtëpia e pothuajse çdo lloj tulipani, mirëpret më shumë se një milion vizitorë në vit. Për shkak të jetëgjatësisë së shkurtër të tulipanëve, kopshti qëndron i hapur nga data 23 mars deri më 14 maj. Tulipani merr formën e saj më të mirë në mes të prillit.
Këtë vit, në Keukenhof i cili shtrihet në 32 hektarë, 40 kopshtarë mbollën 7 milionë lule të më shumë se 1.600 llojeve, kryesisht tulipanë. Në park ka edhe një shteg ecjeje prej 15 kilometrash ndërsa në kopsht mbahen ekspozita të ndryshme.
Keukenhof, i cili u themelua në vitin 1949 me idenë e mbajtjes së një ekspozite të përbashkët të 10 prodhuesve të tulipanëve, në vitin e parë u vizitua nga 236 mijë njerëz.
Vincent van Gogh, Rembrandt dhe Andre Kuipers, Bach, Beethoven, Einstein, Kant, Marx dhe Goethe kanë këndet e tyre në kopsht
Çdo vit në Holandë mbillen mbi 4 miliardë tulipanë, ku gati gjysma e tyre eksportohen. Nga këto, 25 për qind eksportohet në SHBA ndërsa 60 për qind në vendet evropiane.
G.MO/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?
-
Po
81.9%
-
Jo
11.4%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 2326
Lajme të tjera
-
Turqia thërret diplomatët danez dhe holandez për shkak të djegieve të Kuranit
21 Gusht, 20:46
-
Holanda sekuestron sasi rekord kokaine me vlerë 600 milionë euro
10 Gusht, 19:31
-
Po transportonte rreth 3 mijë vetura, anija në Holandë merr flakë dhe digjet bashkë me një anëtar të ekuipazhit në bord (VIDEO)
26 Korrik, 12:56
-
Amsterdami merr masa për të frenuar turizmin dhe ndotjen, ndalon anijet e lundrimit për vizitorët e huaj
21 Korrik, 09:21
-
Holanda do të mbajë zgjedhjet e parakohshme në nëntor, partitë politike nisin sfidën të papërgatitur! Rutte nuk do të marrë pjesë
14 Korrik, 13:31
-
RUTTE DHE RAMA! Refleksion mbi dy kryeministrat më jetëgjatë të Holandës dhe Shqipërisë
11 Korrik, 16:43
-
Më e bukura e Holandës, shpallet për herë të parë miss një transgjinore: Ja dola, që djal i vogël kisha ëndrra
10 Korrik, 15:20
-
VIDEO/ Gafa e rëndë, arsyeja pse Ajax-i po kërkon një portier të ri
10 Korrik, 12:45
-
Mosmarrëveshjet mbi politikat e emigracionit rrëzojnë qeverinë në Holandë
8 Korrik, 08:02
-
Ujiste bimët e kanabisit në këmbim të ushqimit, burg për shqiptarin në Holandë
5 Korrik, 18:47
-
Holanda ndalon përdorimin e telefonave në shkolla
5 Korrik, 13:17
-
'Dy vajza joshëse për çdo gol'! Si kombëtarja shkroi historinë në Evropian, të gjithë kërkonin të shënonin
26 Qershor, 17:01