Hapet pediatria e re/ Rama: Brenda mandatit QSUT-në e bëjmë kompleksin më modern në rajon! Ministrja e Shëndetësisë: Nisim programin për edukimin e stafeve mjekësore

Pediatria e re në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka hapur sot dyert për fëmijët që do të kenë nevojë për kujdes shëndetësor. I pranishëm në inaugurimin e pediatrisë së re, kryeministri Edi Rama premtoi se QSUT do të bëhet kompleksi spitalor më modern në rajon deri në fund të këtij mandati qeverisës. Po ashtu Rama u ndal edhe te pagesa e mjekëve, ku tha se ata do të vlerësohen sipas meritës, ku ai që punon më shumë do të marrë më shumë.

Nga ana tjetër, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e konsideroi këtë investim si një kapitull të ri për shërbimin shëndetësorë për fëmijët, por theksoi se sfidë mbetet injektimi i një kulture të re pune në spitalet në vend.

Sipas Manastirliut, modernizimi i infrastrukturës duhet të shkojë paralel me zhvillimin e njeriut brenda sistemit, për këtë ajo tha se do nisë një program trajnimi për stafet mjekësore. Ky program do të kryhet nga Agjencia e Standardeve dhe Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore dhe do të nisë me shërbimin e urgjencave.

"Sfida jonë më e madhe është injektimi një kulture të re pune. Modernizimi i infrastrukturës duhet të shkojë paralel me zhvillimin e njeriut brenda sistemit. Ne duhet ta ngremë më të fortë shërbimin kombëtar shëndetësor. Duhet të jemi më kërkues për shërbimin që i ofrojmë qytetarëve. Nuk ka më vend për justifikime. Agjencia e Standardeve dhe Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore do të nisë një program të posaçëm edukimi për stafet mjekësore në sistemin spitalor, duke filluar me shërbimin e urgjencave. Është e rëndësishme që infrastrukturës t'i përgjigjemi me kulturë të re shërbimi ndaj qytetarëve. Kjo strukturë do merret me këtë aspekt", tha ministrja.

Sipas Manastirliut, në pediatrinë e re ofrohen tre shërbime, ai i urgjencës, i reanimacionit dhe kirurgjisë infantile me kapacitete të dyfishuara.

"Hapim një kapitull të ri për shërbimin shëndetësor për fëmijët. Ky spital kishte pak kohë që kishte filluar të hidhte themelet ndërkohë që Shqipëria u përball me tërmetin e më pas me pandeminë. Vëmendja jonë u drejtua nga përballja me pandeminë dhe sistemi shëndetësor u vu në një sprovë të madhe, por ja dolëm ta përballonim. Investimet në shëndetësi nuk u ndalën. Ky investim i ri është një projekt modernizimi, shërbimi cilësor për përkujdesjen ndaj shëndetit të fëmijëve. Ky spital mbart tre shërbime esenciale, kemi urgjencën pediatrike me kapacitete të dyfishuara. Shërbimi i reanimacionit do të ketë kapacitet të dyfishuara. Shërbimi i kirurgjisë infantile do të jetë e dedikuar një sallë edhe për ndërhyrje invazive", theksoi Mininistrja.

Manastirliu  e konsideroi këtë, fillimin e një kapitulli të rëndësishëm në zhvillimin e shërbimit pediatrik për Shëndetësinë 2030, ku u shpreh se me përfundimin e kësaj faze, do të nisë faza e dytë e rehabilitimit të godinës ekzistuese.
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
Rama: Mjekët do paguhen në bazë të performancës! QSUT, brenda mandatit do kthehet në kompleksin me modern në rajon

Kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit të pediatrisë së re në QSUT tha se mjekët do të vlerësohen sipas performancës së tyre. Kryeministri Rama tha se rroga bazë nuk preket por ajo do shtohet në bazë të performancës.

"Plotësimi i kushteve për tu dhënë mjekëve hapësirë optimale për të ushtruar profesionin është motiv i fortë për të shërbyer me përkushtim. Sigurisht njerëzit janë kyçe për të bërë ndryshimin, por është e pamundur të imagjinosh se ato do të japin më të mirën e tyre kur kushtet janë të pafavorshme. Sot jemi në një fazë tjetër, por duhet të shkojmë përtej godinave dhe kushteve fizike, jo vetëm me fuqizimin e mbështetjes për personelin, por dhe me krijimin e një hapësire të re ndërveprimi mes personelit të spitaleve dhe vetë shtetit. Po hyjnë në fazën e zbatimit për autonominë spitalore, për t’i dhënë mundësi mjekëve që të vlerësohen sipas meritës dhe meritën ta vënë në pah. Kush punon më shumë do paguhet më shumë dhe procesi i administrimit të të ardhurave në dispozicion të spitaleve të kalojë përmes kësaj strukture të re funksioni dhe u jep mjekëve pushtet vendimmarrës për shumëçka, përtej pagës së tyre  për furnizimet, për mënyrën se si organizohen brenda të gjitha ndërveprimet dhe për investimet. Paga bazë nuk bie më poshtë, ndërsa më lartë për ata që i japin më shumë sistemit për shkak të aftësisë së tyre. Do jetë një sistem i tërë pikëzimi që do të tregojë aftësistë e të gjithë personelit mjekësor.  Brenda këtij mandati përmbyllim çdo pjesë të QSUT që ka nevojë të hyjë në këtë standard. QSUT do të kthehet në kompleksin me modern të rajonit.", tha Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora1: 06/01/2022 13:49

    Ne asnje vend te rajonit nuk ka aq spitale private sa ketu.Do ta besh qender te madhe kur spitalet private te falimentojne dhe spitalet shteterore tu sherbejne njerezve,prandaj leri mburjet

    Përgjigju
    • Elvi: 06/01/2022 15:39

      Privatet te falimentojne??? Po jo mor cne. Te gjitha spitalet private ne keto vite te Rames vetem jane shtuar dhe zhvatur njerzit. Pronaret e tyre jane shoke e miq vere e rakie te Rames, Luces apo Doshit. Me Ramen ata kane ndryshuar rregulla e ligje si e si te fusin duart ne fondin e sigurimeve shendetesore qe gjeneron miliarda. Kur thote "autonomi" ka parasysh nje skeme te ideuar nga Beqaj qe bute e bute spitalet te jene publike por parate ti marrin haptazi dhe pa u thene gje njeri. A nuk e mbani mend koncesionin 500 mil euro? Apo ate te laboratoreve? Keto lloj investimesh jane si puna e nje derri qe ushqehet fort dhe pastaj ta therin. Dhe dicka tjeter, mashtrimet e ketij skane fund. Evropa madje bota (Shba apo Kanada) e kane kete infrastukture ketu e 40 vjet me pare. Jo vetem ne kryeqytete por kudo. Hajduti yne investin vetem ne Tirane pasi ai pjesen tjeter te Shqiperise nuk e quan fare. Per te ajo eshte ciflig i 1900s. Nese shikoni djallezine dhe ligesine e tij eshte jo thjesht shpopullimi i vendit por edhe degradimi ne menyre qe njerzit te shperngulen ne qendren urbane. Dhe ky plehre me Lucet dhe Doshet te privatizoje Shqiperine.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë