Sipas këtij vendimi hapja e pikës kufitarë në molin e Pogradecit në kufirin liqenor Shqipëri-Maqedoni, do të bëhet vetëm përgjatë periudhës 15 qershor – 15 shtator nga ora
09 – 19:00. Kjo vjen pas krijiimt të linjës së tragetit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në liqenin e Ohrit.
Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:
VENDIM PËR HAPJEN E PIKËS SË PËRKOHSHME TË KALIMIT KUFITAR NË MOLIN E POGRADECIT, NË KUFIRIN SHTETËROR LIQENOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të pikës 1, të nenit 16, të ligjit nr.9861, datë 24.1.2008, “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Hapjen e pikës së përkohshme të kalimit kufitar në Molin e Pogradecit, në kufirin shtetëror liqenor të Republikës së Shqipërisë me Republikën e Maqedonisë, për komunikacion ndërkombëtar të shtetasve gjatë periudhës 15 qershor - 15 shtator, nga ora 9.00 - 19.00.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Financave dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)