Hapet pika e re kufitare Shishtavec-Krushevë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Hapet pika e re kufitare Shishtavec-Krushevë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Në mbledhjen e parë të qeverisë ‘Rama 3’ është marrë vendimi për të krijuar një pikë të mirëfilltë doganore të re mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këshilli i Ministrave vendosi hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).  Për këtë pikë kalimi kufitar edhe Kosova miratoi më 9 qershor hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Krushevë (Dragash) – Shishtavec (Kukës) për Rregullimin e Regjimit të Trafikut Lokal të Kufirit.

Pika e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë ka funksionuar gjithmonë si një pikë kalimi për banorët e zonës mes Kukësit dhe Drageshit të Kosovës, të cilët përgjithësisht kalimin e bënin në këmbë, ndërsa me vendimin e qeverisë së sotme, kjo pikë kalimi do të kthehet në një pikë kufitare të rregullt për të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës dhe kalimin e mallrave.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri Edi Rama


Lajmi kryesor:

Betohen në Presidencë, Qeveria fillon zyrtarisht punën! Rama i vendos 'vijat e kuqe' ministrave: Zero tolerancë për shkeljet etike, s'ka më 'e lagu s'e lagu' me opozitën! Më shumë respekt Kuvendit


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë