Hapet sezoni turistik në Vlorë, Rama: Presim 10 milionë turistë, aeroporti gati në 2020

VLORE-Sot është hapur sezoni turistik. Kryeministri Edi Rama u shpreh se objektivi është që këtë vit Shqipërinë ta vizitojnë 15% më shumë turistë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në harkun e 5 viteve synimi është që vendin tonë ta vizitojnë 10 milionë turistë.

Nëse vjet kapëercyem shifrën e 5 milionë turistëve të huaj, sivjet në rastin më të keq do të kemi 15% më shumë turistë sesa vjet, nuk ka diskutim se objektivi për të arritur 10 mln turistë në Shqipëri në harkun e 5 viteve të ardhshme është i mundur, pasi potencialet nuk janë shfrytëzuar. Nuk e zgjodhëm kot Vlorën, pasi është një nga pikat më të rëndësishme të turizmit. Së shpejti nis faza tjetër e Lungomares.

Edi Rama

Një nga investimet më të mëdha në qarkun e Vlorës është aeroporti, që pritet që të nisë punimet së shpejti, ndërsa Rama tregoi edhe afatin se kur pritet që të jetë gati.

Aeroporti do të nisë së shpejti. Kam bindjen se do ta realizojmë aeroportin më shpejt sesa parashikohet dhe uroj që të dalë sikur unë kam bindjen dhe ta kemi të hapur deri në 2020.

Edi Rama

Siguria është kryefjala e këtij sezoni turistik, ndërsa një nga problemet kryesore nga vitet e kaluara ka qenë përdorimi i motorëve të ujit duke rrezikuar jetën e pushuesve. Rama tha se janë marrë masa dhe se aventurierët e detit do të rikthehen në tokë.

Aventurierët e detit do të kthehen në tokë dhe aty duhet të kuptojnë se mund të humbasin mjetin. Mund të rrezikohen jetë njerëzish të pafajshëm prandaj kemi marrë masat përkatëse. Forca të shtuara për sa më shumë siguri dhe gatishmëri.

Edi Rama

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 06/06/2018 05:20

    Me ca do i shpiesh turistat ne Vlore me ate tragetin posaq...

    Përgjigju
  • Bobja: 06/06/2018 00:30

    Po ketyre vrasjeve qysh do ua besh Zotni Kryeminister.Apo do u thuash turisteve qe nuk jane te verteta,po xhirohet filem. Turisti do qetsi ne radhe te pare se nuk i kursen parat gjithe vitin per dy jave pushime duke ndenjur si ne gjemba se ku po kercet arma. Adresoi keto gjerat ne fillim pastaj u thuaj turisteve bujrum. Apo sa here ziesh kapsllek vin e lirohesh ne Vlore.

    Përgjigju
  • asllan: 05/06/2018 22:38

    Turistat do vijne z Kryeminister por do ngelen si miu ne cark se me kete traget pis te viteve 50 qe ka Vlora dhe me ByPasin e Fierit qe nuk u be do jete nje zhgenjim i madh per turistat vendas dhe te huaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë