Shkodër/ Hapet tenderi 11 milion euro për Uren e Bahcallekut deri tek harku i Bërdicës

Shkodër/ Hapet tenderi 11 milion euro për Uren e Bahcallekut deri tek harku i Bërdicës

Ura e Bunës

Shkoder- Hapet tenderi 11 milion euro për Uren e Bahcallekut deri tek harku i Bërdicës.

Në vijim të rikonceptimit të plotë të hyrjes së Shkodrës, Qeveria Shqiptare ka akorduar në buxhetin e rishikuar të këtij viti rreth 11 milionë Euro për dublimin e Urës së Bahçallëkut dhe zgjerimin e rrugës nga Ura e Bahçallëkut tek Harku i Bërdicës.

"Ky investim do të japë një kontribut të rëndësishëm për zgjidhjen e trafikut ne hyrje e dalje të Shkdorës gjatë sezonit veror, lidhjen me të shpejtë me Tiranën, Velipojën, Shirokën, Muriqanin dhe Ulqinin" shkruan kryetari i bashkisë së Shkodrës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur sot garën për ndërtimin e urës dhe segmentit rrugor. 

Fillimi i vitit tjetër na gjen në punë për këtë projekt të rëndësishëm për qytetin dhe gjthë rajonin. Ky është një tjetër premtim që po fillon realizimin brenda një viti po ashtu si parku i hyrjes, rruga e Dukagjinit, asfaltimet e rrugëve në qytet e fshatra dhe një sërë projektesh të tjera që janë zbatuar apo fillojnë së shpejti. Në bashkepunim me Qeverinë Shqiptare këto dy vite po  investohen mbi 50 mln Euro në territorin e bashkisë sonë për një transformim të pashembullt, i cili arrihet vetëm me punë. Ditë shumë të mira po vijnë për Shkodrën, shume shpejt këtë model do ta replikojmë në të gjitha bashkitë e qarkut tone' shkruan kryebashkiaku. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda