Hapet tenderi për rindërtimin e shkollave që u shembën nga tërmeti, vlera 34 mln € (Detajet)

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka çelur këtë të martë procedurën e prokurimit publik për rindërtimin e objekteve arsimore në zonat e prekura nga tërmeti, me një fond limit prej 4.1 miliardë lekësh apo rreth 34 milionë euro.  Buxheti që do të vihet në dispozicion vetëm për vitin 2020 është mbi një miliard lekë pa TVSH. Qëllimi i këtij investimi është hartimi i projektit, nxjerrja e lejeve përkatëse, realizimi i punimeve të ndërtimit dhe dorëzimi i objekteve arsimore të përfunduara me “çelësa në dorë” për vitin e ri shkollor 2020-2021. Objekti i marrëveshjes kuadër përfshin ndërtimin e objekteve arsimore në territorin e bashkive Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dhe Vorë.

Sipas kushteve të publikuara kohëzgjatja e kontratave do të jetë 5 muaj. Prokurimi i kontratës është menduar të bëhet në shtatë lotë të veçanta për bashkitë respektive. Konkretisht Loti 1 për rindërtimin e objekteve arsimore në Bashkitëa Kurbin dhe Lezhë ështëme fond limit 511.4 milionë lekë dhe buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 127,8 miliionë lekë pa TVSH. Loti 2 ka të bëjë me objektet në Bashkinë Krujë me vlerë 490 milionë lekë.  Në Bashkinë Durrës ka dy lote, vlera limit e parashikuar për të parin është 845,7 milionë  lekë pa TVSH dhe buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 211,4 milionë lekë. Për lotin tjetër në Durrës janë parashikuar 850,6 milionë lekë.

Lista
Loti 1: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Kurbin dhe Lezhë”, vlera 511,405,370 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 127,851,342 lekë pa TVSH.

Loti 2: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Krujë” vlera 490,413,615 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 122,603,404 lekë pa TVSH.

Loti 3: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Durrës 1”, vlera 845,723,696  lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 211,430,924 lekë pa TVSH.

Loti 4: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Durrës 2”. vlera 850,692,969  lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 212,673,242 lekë pa TVSH.

Loti 5: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Kavajë dhe Rrogozhinë”, vlera 414,766,205 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 103,691,551  lekë pa TVSH.

Loti 6: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Kamëz”. vlera 621,757,340 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 155,439,335 lekë pa TVSH.

Loti 7: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Vorë e Shijak”, vlera 440,458,658 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 110,114,664 lekë pa TVSH.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Denoncuesi 'anonim' i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij

Mero Baze: Denoncuesi 'anonim' i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij