Hapet thirrja e dytë për subvencionimin e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit

Hapet thirrja e dytë për subvencionimin e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit

Panele diellore

TIRANE - Hapet thirrja e dytë për subvencionimin nga shteti të 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

Ministria e Energjisë dhe Agjencia e Eficencës së Energjisë njoftoi sot hapjen e thirrjes për të gjitha subjektet që shesin panele, që duan të bëhen pjesë e kësaj skeme.

Subjekte duhet të fillojnë të aplikojnë në faqen e Agjencisë së Efiçencës së Energjisë.

Më pas më 24 shkurt aplikojnë familjet. Ata që do të aplikojnë për këtë skemë për të vendosur panele diellore, do të paguajnë vetëm 30% të vlerës së paneleve pasi 70% do të subvencionohet nga shteti. 

Kjo skemë ndikon në reduktimin e çmimit të faturës së energjisë deri në 20% për familjet që i vendosin dhe i përdorin për ngrohjen e ujit. 

Nga thirrja e parë e kësaj skeme në vitin e shkuar përfituan 1981 familje.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

'Interesimi i shqiptarëve jashtë, shumë i lartë', Kristaq Kume: Kushti i Berishës për votën e diasporës, i pavend

'Interesimi i shqiptarëve jashtë, shumë i lartë', Kristaq Kume: Kushti i Berishës për votën e diasporës, i pavend