Hapet thirrja për praktikat e punës, ministrja Kushi: 2 mijë vende praktike për të rinjtë e diplomuar

Ministrja Kushi iu ka bërë thirrje të rinjve të diplomuar të aplikojnë për praktikat e punës që janë hapur nga MASR në bashkëpunimin me institucionet shtetërore apo të pavarura. Kushi bëri me dije se aplikimet do të jenë të hapura deri më 31 korrik dhe do të përfitojnë 2 mijë të rinj. Kjo thirrje vlen për të gjithë të diplomuarit nga mes moshës 21-26 vjeç.

“Sot kam një lajm të mirë për të gjithë të diplomuarit, nga mosha 21-26 vjeç në të gjitha bashkitë e vendit. Sapo kemi shpallur në faqen zyrtare të MASR, thirrjen e 6-të të Programit të Punës, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 korrik. Janë 2 mijë vende praktike të profileve të ndryshme, për të cilat u jemi shumë mirënjohës të gjitha institucioneve që i janë bashkuar kësaj thirrjeje, duke filluar nga institucionet qendrore, ato të vetëqeverisjes vendore, institucionet e pavarura apo edhe shoqëritë e ndryshme tregtare", shprehet Kushi.

Pas praktikave 3-mujore që do të zhvillohen mes datave 16 gusht – 16 nëntor, të këtij viti, rreth 200 praktikantë që  do të kenë performancën më të mirë do t’u jepet mundësia e kontratës 1-vjeçare me institucionin ku kanë zhvilluar praktikën e punës.

"Unë jam me të vërtetë e lumtur që edhe në ministrinë që drejtoj, ka plot të rinj e të reja që kanë përfituar direkt nga thirrjet e kaluara të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Ata sot, i kemi kolegë e bashkëpunëtorë të mirë dhe i vlerësojmë shumë për frymën pozitive dhe dinamizmin që kanë sjellë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë," thotë Kushi.

Përgjatë 5 thirrjeve të shkuara të këtij programi janë 3 mijë të rinj e të reja që kanë realizuar praktikën 3-mujore, nga të cilët, rreth 1 mijë më të mirët kanë përfituar kontratë 1-vjeçare pune!

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen