Politikanë që tradhtojnë? Detektivja private rrëfen për Report Tv: Gratë e tyre, paguajnë miliona për 'të fshehtat' e bashkëshortëve, i zbuloj brenda 2 javëve

Gratë e politikanëve janë ato që punësojnë më tepër detektivë për të investiguar bashkëshortët e tyre. Në një rrëfim për emisionin “N’kohë” në Report Tv, detektivja Shkënda Lili, tregon sekretet e profesionit të saj. 

I pyetur nga gazetari Ermal Qori për prapaskenat e investigimit, detektivja tregon se kërkesat më të larta për të hetuar, janë ato për tradhti tek personat e njohur për publikun, kryesisht VIPA, politikanë e biznesmenë.

“Tradhtitë marrin fokusin kryesor të investigimit në Shqipëri dhe kryesisht janë femra. Më tepër më kontaktojnë familjarë”, thotë detektivja Shkënda Lili për Report Tv. 

Pjesë nga Intervista:

Personalitete, emra të njohur ka?

Shkënda Lili: Vipa, biznesmen dhe gratë e tyre kryesisht.

-Politikan?

Shkënda Lili -Mos më ngacmo, mund të kem në fokus politikan por jo se politikanët vijnë te unë. Janë gratë e politikanëve më tepër. Por kërkesa kam edhe për adoleshent, prindërit për fëmijët që kanë ndryshuar sjellje, ose edhe partneriteti në biznese.

Kaq shumë kërkesa ka?

Shkënda Lili- Ka realisht shumë kërkesa, raste shumë ka edhe me personat e humbur. 

Por sa zgjat investigimi për një rast tradhtie?

Shkënda Lili: Kryesisht një çështje tradhtie nuk zgjat shumë, 1 javë 2, ndërsa ka çështje të tjera që shkojnë deri në disa muaj.

Detektivja tregon edhe momentet e vështira gjatë punës së saj, të cilat i kanë rrezikuar edhe jetën.

“Probleme edhe kam patur, më kanë marrë në telefon më kanë kërcënuar. Por çdo gjë është zgjidhur pa pasoja të rënda sepse ne lidhim një kontratë në fillim dhe çdo gjë e ka kërkuar klienti."

A është i lejueshëm me ligj investigimi?

Shkënda Lili-Nuk ka një ligj të rregulluar, por ne nuk cenojmë privatësinë e askujt, pasi nuk futemi në vende private, pavarësisht që klientët e kërkojnë, unë nuk e shkel asnjëherë.

Rasti më i vështirë?

Shkënda Lili-Në një fshat të Kosovës na ka ndodhur një situatë e vështirë. Kemi qëndruar 7 orë të ngujuar pasi na ngatërruan me dikë tjetër dhe deri sa u sqarua situata na kanë mbajtur 7 orë peng deri sa e vërtetuan se ne nuk kishim lidhje me ata.

-A ju lejohet të përdorni armë?

Shkënda Lili- Ligji nuk e parashikon por edhe mund të mbajmë, varet, mos ma bëj më këtë pyetje se nuk është mirë ta bësh.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta