Hapja e negociatave, Sassoli: Takim me kryetarin e KiE dhe të KE, opinione pozitive

Hapja e negociatave, Sassoli: Takim me kryetarin e KiE dhe të KE, opinione pozitive

1580730209_pe.jpg
Në takimin me kryeministrin Rama presidenti i PE është shpresuar sa ka opinione pozitive që negociatat të hapen sa më shpejtë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Ai ka shtuar se ka zhvilluar një takim edhe me kryetarët e KiE dhe KE të cilët kanë dhënë opinionet e tyre pozitive për hapjen e negociatave.

Sassoli: Para disa ditësh takova kryetarin e këshillit dhe të komisionit, dhe më thanë se do të kenë një ndryshim për propozimet. Kemi shpresa të mira se mbasi të bëhet çështjet gati për metodologjinë atëherë është më thjeshtë. Paketa duhet të eci njëkohësisht me Shqipërinë dhe
Maqedoninë e Veriut. Vërejtjet do të kapërcehen.


Rama: Ata që janë kundër  nuk e kanë me ne por me nevojën për të ndryshuar mekanizmat që sipas tyre duhet të funksionojnë më mirë. Propozimi me metodologjinë e re ka një sërë aspekteh pozitive/ Shpresojmë të ketë dokordësi. Dua t'u kujtoj që teksa jemi duke folur është 15 vjetori i pritjes së Maqedonisë së Veriut në derën e Këshillit Europian për negociatat. Marrëveshja e Prespës tregoi se Maqedoni e meritonte këtë kalim, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të përballet me sfida të tjera dhe të bëjë reforma. Sa për ne, jemi duke bërë reforma. Por vendet që kanë hyrë dje në Europë nuk i kanë bërë këto reforma. Ndonjëherë ka ndonjë kokë turku që do ta pësojë. Shqipëria ka probleme për të zgjidhur, por sepse këto probleme. Ka disa miq që duan ta rithemelojnë Europën."

Sassoli: Ne do të ecim drejt hapjes së Procesit. ne duam që të hapen sa më shpejt. Kemi edhe disa vrejtje. Por në këtë rast nuk janë pengesë. Nuk shkaktojnë më vonesa. E pamë me një zhgënjim shtyrjen por në këtë çaste po bëhet një punë shumë e rëndësishme që do të vazhdojë edhe pasi të jetë hapur procesi i anëtarësimit. Cdo gjë që bëhet është mirë për qytetarët jo për idenë abstrakte. Do të ndihmojë për të jetuar më mirë. Është i domosdoshëm. Si të gjithë proceset e tjera. Të pajtohen hapësira gjeografike me ato politike. Për të pasur mundësi integrimi. Të rinjtë të jetojnë me mirë. Ky është misioni që duhet t'i vendosim vetes. PE ishte për hapjen e negociatave që në tetor apo nëntor. Nuk është një ide e çuditshme. Por ideja e vendeve dërrmuese e vendeve anëtare. Këtyre vërejtjeve Shqipëria po i jep zgjidhje. Evropa do të jap përgjigjen e saj.


Lajmi kryesor:

Takimi me Sassolin, Rama: E njoha me 'anti-KÇK'! Kriminelët që s'justifikojnë pasurinë, pas sekuestrimit, hetim për pastrim parash


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari