Haradinaj, 20 mijë euro shpenzim
për 10-vjetorin e martesës dhe ditëlindjen

Haradinaj, 20 mijë euro shpenzim<br />për 10-vjetorin e martesës dhe ditëlindjen
Ish kryeministri i Kosovës i akuzuar për krime lufte në Gjyqin e Hagës, Ramush Haradinaj ka festuar ditëlindjen e tij si dhe 10 vjetorin e martesës me gazetaren Anita Haradinaj.

Kjo festë u mbajt në lokalet më luksoze në Prishtinë dhe bëhet e ditur se e gjitha kushtoi mbi 20 mijë euro. Pjata për person ka kushtuar 28 euro, ndërkohë që mësohet se kanë qenë rreth  800 të ftuar duke arritur kështu një shumë prej 17.640 euro vetëm për darkën. Kujdes i veçantë i është kushtuar edhe dekorit që ka kushtuar mbi 700 euro, lulet e freskëta mbi një mijë euro, instalacionet, pishina etj

Mysafirë kanë qenë politikanë, artistë, miq, familjarë, dhe gjithçka ka shkuar ashtu siç  e kishin parashikuar Anita dhe Ramushi.

Për kënaqësinë e mysafirëve ishte përkujdesur këngëtari Afrim Muqiqi, ndërsa më vonë ka kënduar Dafina Zeqiri për t’i argëtuar edhe më shumë mysafirët. Prezente ka qenë edhe zonja e parë e shtetit Atifete Jahjaga. Moment interesant  ishin edhe fishekzjarret në qiell, ku edhe ato arrinin një shumë të madhe parash. ( Burimi: Prive Klan Kosova)

(J.H/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron