Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaron se Kosova duhet të ketë reciprocitet me Serbinë për fletë arrestet, ndërsa e akuzon se po ndikon në zvarritjen e procesit ndaj tij në Francë.
 
"Duhet me përdorur praktiken e reciprocitetit që e ka përdorur Kroacia. Ata fletë arreste edhe ne fletë arreste.
 
Vuçiç, Nikoliç dhe Daçiç janë të kualifikuar për fletë arreste. I plotësojnë krejt kriteret e ligjet me qenë në fletë arrest të Kosovës.
 
Janë pjesë e përbashkët e organizatës kriminale, e ka vërtetuar edhe Haga që i ka dënuar njerëzit atje
" deklaroi ai Haradinaj për RTV21.
 
Haradinaj ndodhet në liri me kusht në Francë pas ndalimit në bazë të urdhër arrestit të Serbisë që e akuzon për krime lufte.


dy.b/shqiptarja.com