PRISHTINE - Ka perfunduar takimi rreth 3 orësh i Bllokut, në të cilin është diskutuar zgjidhja e ngërçit politik, ben te ditur KosovaPress.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha pas takimit se nuk kanë diskutuar për ridizajnimin e marrëveshjes, por se si të gjejnë një zgjidhje për krijimin e institucioneve nga shumica parlamentare.
Ai theksoi se as në këtë takim e as në takimet e tjera, nuk i është kërkuar që të heqë dorë nga posti i të kandiduarit për kryeministër. Ai gjithashtu tha se është PDK dhe Hashim Thaçi ata të që po e pengojnë dhe bllokojnë krijimin e institucioneve të vendit.
Haradinaj tha se duhet pyetur PDK-në se edhe sa duhet pritur për krijimin e institucioneve. Ai shtoi se nuk ka nevojë të shpallen zgjedhjet, sepse ekziston një shumicë parlamentare, e cila mund t`i ndërtojë institucionet e vendit. /ATSH/
/Shqiptarja.com