Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në takim me strukturat drejtuese të kësaj partie ka paralajmëruar dje reformim brenda partisë së tij. Madje Haradinaj tha se kjo reformë do të fillojë nga vetë ai. Kreu i AAK-së i shpalli të përjashtuar nga partia, që ai drejton, të gjithë ata, që kanë bërë shkelje ligjore në emër të partisë. “Krim është edhe keqpërdorimi i buxhetit, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, krim është aktiviteti jetësor fajde, haraç, krim është imponimi, shantazhet e kërcënimet që vijnë në emër të Aleancës”, tha ai. Lidhur me koalicionin qeverisës, Haradinaj u shpreh se po thellohet kapja e shtetit.