Haradinaj: Zgjedhjet me rëndësi
të heqim logon nga fletëvotimet
Haradinaj ka deklaruar se vendimi për logo në fletëvotimet në zgjedhjet në veri është kompetencë e KQZ-së, por ka edhe implikime politike.
PRISHTINE- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se është pro heqjes së logove të fletëvotimeve pasi zgjedhjet në veri janë më të rëndësishme.
Haradinaj ka deklaruar se vendimi për logo në fletëvotimet në zgjedhjet në veri është kompetencë e
KQZ-së, por ka edhe implikime politike.
Ai ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në veri është shumë e rëndësishme dhe për këtë mund të “gëlltitën” edhe kompromiset, siç është anashkalimi i çështjes së logos në fletëvotime
Lideri i AAK-së, këto komente i ka bërë gjatë një konference për media, ku ka vlerësuar se nëse arrihet të mbahen zgjedhjet në veri, Kosova do të fitojë shumë dhe për këtë ka thënë se duhet të angazhohen të gjithë dhe të bëhen edhe kompromise.
“Ndjeshmëria është e lartë dhe politike. Ne e dimë se vendimi është i KQZ-së, por prapë është çështje politike. Mendojmë se në një situatë të tillë duhet të jemi më të kujdesshëm. Po bëhet fjalë për integrimin e veriut dhe për disa “gëlltitje” të disa gjërave. Por, nuk duhet të nxitojmë dhe të ulemi shumë. Shpresojmë që ta gjejmë një formë t’i mbajmë zgjedhjet. Kosova do të fitojë nëse arrijmë t’i mbajmë zgjedhjet në veri. Për këtë çështje mund edhe të bëjmë kompromis, sa i përket çështjes së logos”, ka pohuar ai, informon kosovapress.
Në takimin që është duke u mbajtur në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, nuk është arritur marrëveshje sa i përket përdorimit të simboleve shtetërore në fletëvotimet e KQZ-së në katër komunat në veri
Redaksia online
(Suela Gera /shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.2%
-
Jo
40.2%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40