PRISHTINË, 30 Shtator/ATSH/.- Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi sot pas takimit të zhvilluar mes LDK-AAK-NISMA dhe Vetë Vendosja se "zgjidhja mund të gjendet vetëm pas debatit në Kuvend".
Në një prononcim për mediat pas takimit, Haradinaj tha se "ne e kemi planin e veprimit pjesa e parë e të cilit dihet, ndërsa pjesën e dytë do ta shihni më 2 tetor. Ajo çka mund të them për këtë pjesë është se duhet të lejohet debati në seancë, sepse vetëm kështu mund të gjendet zgjidhja".
"Shpresojmë se kësaj radhe kryesuesja nuk do të ikë nga seanca siç ka bërë herën e kaluar, por do të qëndrojë në sallë deri në fund. PDK e ka vetëm të drejtën e propozimit të kandidatit, ndërsa shumicën e kemi ne. Shumica jonë parlamentare është e patjetërsueshme. Kështu që e rëndësishme është që nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa zgjidhja do të gjendet në Kuvend", tha Haradinaj.
Duke folur për takimin e djeshëm me Presidenten Jahjaga, Haradinaj, theksoi se "nuk ka ndonjë dallim nëse shkojnë në takime të ndarë apo veçmas, sepse të gjithë partnerët do t'ia përcjellin presidentes të njëjtin mesazh".
Ndërsa Përfaqësuesi I VV-së, Visar Imeri, pas takimit hodhi poshtë mundësinë për krijimin e një qeverisjeje gjithëpërfshirëse.
"Qëndrimet tona nuk kanë ndryshuar. Ne mendojmë që domosdoshmërisht seanca duhet të ketë debat. Duhet të lejohet që deputetët të debatojnë sepse aty është edhe zgjidhja e situatës. Mos lejimi i këtij debati dëshmon uzurpimin e institucioneve nga PDK-ja. Ne jemi shumicë parlamentare që e kemi zgjidhjen e këtij ngërçi, por që nuk po na lejohet nga PDK, që e ka kapur shtetin", nënvizoi Ymeri pas takimit.
Para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të enjten në 2 tetor, për herë të tretë me rend dite zgjedhjen e kryeparlamentarit, subjektet politike dhe koalicionet zhvilluan sot takime, pas takimeve të veçanta të dy ditëve të fundit me Presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga./k.s/
/Shqiptarja.com