Harito:Email i Berishës që urdhëronte
administratën të përfshihej në fushatë

Harito:Email i Berishës që urdhëronte<br />administratën të përfshihej në fushatë
Debati i ditëve të fundit lidhur me përfshirjen e administratës Publike në fushatën elektorale është rikthyer sot në seancën plenare të Kuvendit, teksa diskutohet raporti vjetor i Departamentit të Administratës Publike.
 
Duke marrë fjalën në seancë, ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka thënë se ata që flasin sot për republikën e re, 4 vjet më parë lëshonin urdhëra të kundërligjshëm për përfshirejen direktë të administratës në fushatë.
 
“Shumë ndoshta e kanë harruar një email të Sali Berishës në maj të vitit 2013. Nuk po them më kot në maj të vitit 2013, sepse ky lideri i republikes së vjetër, që është kthyer në republikan të ri, sapo kishte votuar në këtë sallë me konsensus ligjin “Për shërbimin civil”, i cili ka një nen të caktuar që rregullon mënyrën së si administrata mund të marrë pjesë në jetën politike.
 
Dhe sapo ka dalë nga kjo sallë, është kthyer në zyrë dhe ka dërguar një email që udhëzon ministrat dhe drejtorët e institucioneve që të angazhojnë vartësit e tyre në fushëtn elektorale”, është shprehur Harito.
 
Ajo ka vijuar duke e lexuar të plotë këtë email në të cilin kryeministri i asaj kohe shkruante: “Mesazh tejet i rëndësishëm. Zotërinj ministra dhe titullarë të institucioneve varësisë, duhet të rifreskoni porositë për administratën tuaj nëpërmjet koordinatorëve në të gjithë Shqipërinë.
 
Të dërgoni deri pasnesër në darkë, votat e sigurta të çdo votuesi, punonjës tuajin. Tju kërkoni të votojnë bashkë me personat që ata kanë marrë përsipër sëri nq orën 11. Çdo vëzhgues në qendrat e votimit të pajiset me listën e administratës votuese. Përshëndetje kryeministri Sali Berisha”.
 
Sipas Haritos ky email është derguar ne maj të vitit 2013, për më tepër nga adresa zyrtare e kryeministrit dhe tregon qartësisht shkeljen e hapur të ligjit nga ana e shefit të qeverisë së asaj kohe.
 
Përkundrejt kësaj sjelljeje antiligjore të qeverisë së shkuar, Harito ka renditur një sërë masash që qeveria dhe ajo perspnalisht janë duke marrë për të mos lejuar shkeljen e ligjit dhe përfshirjen e administratës në fushatë.
 
“Personalisht në përgjegjësinë time ju kam shkruar në 2015 dhe po e pregatis përsëri për zgjedhjet e 18 qershorit 2017, të gjitha institucioneve, përfshirë KQZ, Komisionerin e Shërbimit Civil, Avokatin e Popullit dhe të gjitha institucioneve të administratës publike për t’ju kujtuar që sipas nenit 37 të ligjit ‘Për Shërbimin Civil’, nëpunësi civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, vetëm jashtë oratrit zyrtar të punës dhe çka është më e rëndësishme nuk duhet të shprehë publikisht bindjet e veta politike”, ka deklaruar Harito.
 
 
Për ministren e Administratës Publike, ligji i miratuar me konsensus të plotë në vitin 2013 është një garanci e mjaftueshme që administrata të qëndrojë në kufijtë ligjirë përsa i përket përfshirjes së saj në fushatën zgjedhire.
 
Qeveria është e vendosur ta zbatojë me përpikmëri ligjin dhe të njëjtën gjë sipas Haritos duhet të bejnë edhe subjektet e tjera politike dhe jo tu kërkojnë drejtuesve të institucioneve të ndryshme qëndrore apo lokale që të përfshihen në mënyrë direkte dhe të paligjshme në fushatë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg