Një furgon pasagjerësh ka rënë në kanalin e Fildanes pranë Urës së Cenit në Lezhë.
Mjeti i transportit publik ka qenë i parkuar në stacionin që ndodhet pranë kësaj zonë dhe siç duket drejtuesi i tij nuk e ka vërë në frena kur e ka parkuar.
Në momentin e ngjarjes, brenda furgoni nuk ka pasur asnjë person brenda.
'Në vendin e quajtur "Ura e Cenit", tek stacioni i furgonave, shtetasi D. N., pasi ka parkuar automjetin furgon, është larguar pa e siguruar atë. Për shkak të terrenit të pjerrët dhe tokës së rrëshqitshme nga shirat, automjeti ka rënë në kanalin pranë stacionit. Në momentin e rënies, në automjet nuk ka patur asnjë shtetas. Furgoni është nxjerrë nga kanali dhe si pasojë e rrëshqitjes, i janë shkaktuar vetëm dëme materiale.'- njofton policia.