Në një kohë kur ende nuk ka një vendim gjyqësorë të formës së prerë për padinë e magjistratëve të cilët kundërshtuan emërimin me anë të shortit me gogla dhe jo sipas procedurës me listën e pikëzimit sipas rezultateve, KLD zhvilloi një ditë më parë ceremoninë e betimit të tyre.
 
Shqiptarja.com sjell foton e magjistratëve në betimin, ku rezultoi se të 9 gjyqtarët e rinj ishin të pranishëm.
Por cilët janë dhe ku do të shërbejnë këta gjyqtarë pas betimit të një dite më parë?
 
Gjyqtarët e rinj betuar mbi kushtetutën e vendit me fjalët "Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do të respektoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjet në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale. Betohem".

Gjyqtarët e rinj janë emëruar: Matilda Fetau në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Besmir Stroka në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Ina Hoxhaj në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec, Armela Hasantari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Paulin Çera në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, Esmerilda Habili në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Gentian Marku në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, Nertila Kape në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Yrfet Shkreli në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet.


d.b/shqiptarja.com