Masat anti-COVID duket se ekzistojnë vetëm në letër. Sytë e të gjithëve në sezonin turistik janë nga bregdeti, por frekuentuesit, sidomos të rinjtë dhe bizneset nuk janë aspak të kujdesshëm duke 'harruar' masat dhe sfiduar koronavirusin, por edhe shtetin.
Report Tv sjell një panoramë të asaj që po ndodh në vijën bregdetare shqiptare nga veriu në jug në club-et e natës, por edhe distancimin në shezlonge, që në disa raste nuk ekziston. Situata është mjaft serioze dhe shqetësuese.
Përballë numrave të të infektuarve në rritje, po ashtu edhe fataliteteve, sjellja një pjese të të rinjve shqiptarë nuk është trimëri, por papërgjegjshmëri duke krijuar terren për infektimin dhe përhapjen e koronavirusit. Në pamjet që sjell Report Tv të rinjtë shfaqen në grumbuj në lokalet e natës në kundërshtim të hapur kundër masave anti-covid.
Për argëtimin dhe festat deri në orët e vona të natës në grumbull dhe pa asnjë lloj distancimi fizik fajtorë janë edhe bizneset, që i organizojnë pa leje duke thyer në mënyrë të hapur protokollet e sigurisë të masave anti-covid.
Provat e asaj që po ndodh janë të qarta edhe për strukturat shtetërore, përpos indicies që mund të marrin edhe nga vetë të rinjtë që reklamojnë jetën e natës në rrjetet sociale.
Ky nuk është denoncimi i parë, por duket se gjithcka bie në vesh të shurdhër, pasi masat duket se janë vetëm në letër, ndërsa virusi po prek cdo ditë e më shumë qytetarë shqiptarë, madje mosha të reja, teksa po bëhet gati spitali COVID-2 për të pritur pacientët.
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
54.6%
-
Ministrisë
42.5%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skandali te Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë: Hetim administrativ, do ndryshojmë ligjin për Urdhrin e Mjekut! Doktorët me shkelje jashtë sistemit
26 Qershor, 13:33
-
Ministria e Shëndetësisë: Rritje page për 20 mijë mjekë dhe infermierë duke nisur nga muaji korrik
20 Qershor, 17:51
-
“Jemi bërë gjithë njolla!” Braktiset plazhi i Semanit e Darëzezës, dezinsektimi në kanale pa efekt!
20 Qershor, 11:26
-
Gruaja me sëmundje të rrallë të gjakut bëhet nënë, rasti i parë në Shqipëri
13 Qershor, 11:31
-
Ministrja e Shëndetësisë: Rritje e pagave nga korriku për 20 mijë mjekë e infermierë
8 Qershor, 17:01
-
Lirohet nga detyra zv.ministrja e Shëndetësisë Vjollca Braho, kush e zëvendëson
5 Qershor, 16:35
-
Dëgjesa me Ministrinë e Shëndetësisë, Këshili Ndërfetar vijon qëndrimin kundër surrogacisë
28 Maj, 20:18
-
2023-shi “mbushi” spitalet! Rreth 30 mijë persona më tepër të shtruar! Kryeson “zemra”
24 Maj, 17:10
-
I moshuari 20 vite me hipertensionin 'trashëgimi': Ilaçi? Ecje, jo bukë e ëmbësira
17 Maj, 15:04
-
Pr/ligji për surrogacinë, Këshilli Ndërfetar: Hap rrugën për martesat brenda të njëjtës gjini! Ja pasojat e shumta
10 Maj, 21:14
-
P/ligj ‘për gjendjen civile’ për të shtuar shërbimet online: Detyrim, deklarimi i vendbanimit dhe vendqëndrimit! Balla: Nxit regjistrimin e emigrantëve
3 Maj, 17:20
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020
2 Maj, 07:48
Ore ktu ka kapitullu shteti me cdo hallk
PërgjigjuJam ne merak po ne Haremin erotiko naziskino te Jales qe administrohet nga Nafije dybeku i leshitlikes a jane mare masa se lristat jane te shquar per erotizem dhe hardallosje ne shkuma party dhe mund te infektohen me covid.
Përgjigju