Dita e dytë rresht me 4 humbje jete! Vdes ish-volejbollistja shkodrane, 83 raste të reja, Sanatoriumi nis përgatitjet për t'u rikthyer në spital COVID

TIRANE-Bilanci dhe situata e COVID-19 në vendin tonë vijon të jetë mjaft serioze, teksa për të dytën ditë me radhë në spitalin Infektiv në QSUT kanë ndërruar jetë 4 pacientë duke e çuar në 93 në total numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë. Viktimat janë tre gra dhe një burrë, dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë deklaron se situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar.

Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë.

"Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19. Më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik. Mos e uleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient.

Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19" mbyllet apeli i Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (12 Korrik 2020)
Testime totale                   32353
Raste pozitive                   3454
Raste të shëruara            1946
Raste Aktive                     1415
Humbje jete                      93 (Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                   591
Durrës                  223
Shkodër                180
Vlorë                     113
Lezhë                    63
Fier                        29
Kukës                   43
Korçë                    32
Elbasan                36
Berat                    39
Gjirokastër            25
Dibër                    18

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:39
Ish-volejbollistja shkodrane humb jetën nga koronavirusi

Sot e humbën betejën me COVID-in 4 pacientë, mes tyre një nga Shkodra. 57 vjeçarja nga Shkodra e cila ndërroi jetë është Gonxhe Rexhepi, ish-volejbolliste e Vllaznisë. Pasi zbuloi se ishte e infektuar dhe gjendja u rëndua, Rexhepi u transportua te Infektivi, por pavarësisht punës së mjekëve nuk mundi që të mbijetonte.

Ora 13:06
Rritja e shifrave/ Sanatoriumi nesër nis përgatitjet për të pritur pacientët me COVID (VIDEO)

TIRANE-Rritja alarmante e numrit të të infektuarve me COVID, fluksit të shtrimeve të Infektivi, mes tyre edhe mosha të reja, por edhe fataliteteve detyrojnë ministrinë e Shëndetësisë që për herë të dytë të nisë përgatitjet për të kthyer Sanatoriumin në spital COVID-2 për të prekurit.

Report Tv mëson se pacientët që janë shtruar aktualisht te Sanatoriumi dhe që po kurohen për sëmundje të ndryshme do të transportohen te ish-Kirurgjia, e planifikuar për skenarin e COVID-3.

Aktualisht te Infektivi, i vetmi për momentin spital COVID janë të shtruar 72 pacientë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Infektivi ka një kapacitet prej 120 shtretërish, por fluksi në rritje është shqetësues.

Nëse sërish do të kemi numra të lartë shtrimesh, atëherë në skenar është spitali COVID-3, që është ish-Kirurgjia në QSUT, ç'ka do të sillte zhvendosen në një tjetër strukturë të pacientëve të Sanatoriumit dhe COVID-4 te godina e ish-universitetit privat në autostradë.

Ora 12:17
Covid nuk i ndal dasmat/Në Durrës hetohet dhe gjobitet pronari i një lokali, nuk u respektua distancimi fizik

Në Shqipëri nuk harrohen traditat e zhvillimit të dasmave edhe pse kushtet e pandemisë nuk e lejojnë organizimin dhe grumbullimin e njerëzve. Një gjë e tillë i ka kushtuar pronarit të një lokali në Durrës, i cili ka organizuar një dasmë. Policia thotë se për 39-vjeçarin E.K nga Sukthi, ka nisur procedimi penal dhe i është vendosur një gjobë prej 1.000.000 lekë.

"U konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin  fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës", thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Ora 12:06
12 raste në Berat, infektohet punonjësja e qendrës së fëmijëve me aftësi ndryshe

Berati ka regjistruar 12 raste me Covid, 10 prej të cilëve kontakte të familjarëve të cilët kanë pasur persona të prekur me koronavirus. Ndërsa 2 rastet e tjera, një është punonjëse, kujdestare e qendrës së fëmijëve me aftësi ndryshe, "LIRA" dhe një tjetër ka dalë nga spitali rajonal i Beratit. Të gjithë personat janë asimptomatikë dhe nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore. Personat janë izoluar në banesat e tyre dhe po ndiqen nga mjeku i familjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Armando: 12/07/2020 21:00

    Ai I Himares, para se te dalin rezultatet e tambonit kishte dale dy dite bente xhiro ne Himare, kush e di sa persona ka mar me vete per ne Spital.na ruaj zoti

    Përgjigju
  • Berlinda: 12/07/2020 16:17

    Bani mê shumé kontroll pèr koronavirusin

    Përgjigju
  • Ema: 12/07/2020 15:22

    Njerez pa pik pergjegjesie. Rendesi ka mos humbni leket bar e plazhe plot e nuk ruani familjen

    Përgjigju
  • Ermal: 12/07/2020 12:28

    Ne Himare eshte faturino I linjes Himare-Tirane Ka shume dite qe priste analizat ne Spitalin e vlores, nderkohe familja e tij vazhdonte kontakte me njerzit, pa futur ne karantine. Per 10 dite Himare do jet ne kryesin e listes

    Përgjigju
    • Guma: 12/07/2020 14:15

      Po er Bollanon ke ndonje informacion? Nje lapidar si Guma zdo ishte keq ...

  • Populli: 12/07/2020 11:30

    Mbyllni plazhet baret dhe kafenete transportin urban dhe interurban cfare prisni nuk po e shikoni ne kohen e karantines nuk kishte asnje viktime ose mund te kishte 1 ose 2 ne jave sot jo vetem qe eshte rritur numuri i te prekurve por me alarmante eshte rritja e numurit te viktimave qe me permasat qe po merr infektimi dhe viktimat per nga numuri popullsise po ja kalojme edhe vendeve qe jane te prekura nga pandemia Covid-19

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja