Harry dhe Meghan: Familja mbretërore ishte e shqetësuar për ngjyrën e lëkurës së Archie! Markle: Kam menduar vetëvrasjen!

Në një rrëfim  të jashtëzakonshëm Duka dhe Dukesha e Sussex treguan vështirësitë që kishte ndeshur çifti mbretëror nga fillimi i lidhjes së tyre, problemet me paragjykimet racore dhe shëndetin mendor të Markle.

Në një intervistë për Oprah Winfery, Meghan u shpreh se në muajin e pestë të shtatzënisë kishte menduar edhe vetëvrasjen dhe në disa momente kishte kërkuar ndihmë përmes departamentit të burimeve njerëzore të pallatit, por asaj nuk iu ofrua aspak ndihmë.

“Në atë kohe kisha shumë turp ta thosha e po ashtu ta pranoja, veçanërisht para Harry-t, sepse e di sesa humbje ka pësuar ai dhe sa ka vuajtur, por e di se nëse nuk do ta kisha thënë, do ta kisha bërë dhe sot unë nuk doja të jetoja më”, tha Markle.

Markle rrëfeu se anëtarët e familjes mbretërore Britanike ishin shqetësuar edhe për ngjyrën e lëkurës së djalit të tyre përpara lindjes së tyre. Markle rrëfeu se për të ishte e dhimbshme të dëgjonte tek diskutohej për lëkurën e të birit, ndërkohë që ajo shqetësohej për faktin se djalin e saj që nuk kishte një titull mbretëror sepse kjo do të thoshte se atij nuk do t’i jepej siguri.

"Ai duhet të jetë i sigurt. Ne nuk po themi mos e bëj atë një princ apo çfarëdo që të jetë. Por nëse po thua se titulli do të ndikojë në mbrojtjen e tyre, ne nuk e kemi krijuar këtë makinë monstruoze rreth nesh thjesht për të shtuar numrat e klikimeve për tabloidet. Ju keni lejuar që kjo të ndodhë, që do të thotë që djali ynë duhet të jetë i sigurt ".

Harry, në anën tjetër u shpreh se marrëdhënia e tij me familjen mbretërore është ndikuar ndjeshëm nga martesa me Meghan dhe ngjarjet që ndodhën më pas. Harry tha se familja mbretërore e bllokoi atë financiarisht në fillim të vitit 2020 pasi njoftoi planet për t'u larguar nga rolet e tij mbretërore. Por ai ishte në gjendje të përballonte sigurinë për familjen e tij për shkak të parave që la nëna e tij , Princesha Diana.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%