Gjatë prezantimit të hartës dixhitale për vend depozitimet e mbetjeve urbane Zv kryeministri Niko Peleshi i ka bërë një apel njësive të qeverisjes vendore që të aplikojnë tarifën për mbetjet urbane dhe të mos e përdorin atë politikisht pasi do të paguhet nga qytetarët.
“Tarifa për mbetjet urbane të trajtohet me guxim politik nga pushteti vendor dhe të mos luhet politikisht, si nga njëri krah apo tjetri, në përpjekje për të fituar simpatinë apo një grusht votash, dhe në këshillat bashkiak shpesh luftojnë për të mos vendosur tarifë apo për të mos e ndryshuar tarifën. Ne sot duhet të marrim përgjegjësinë politike dhe qytetare për t’u bërë apel qytetarëve që të paguajnë”,
Lidhur me këtë hartë ministrja Gjermeni tha se vjen pas një pune 2 vjeçare dhe është e një rëndësie të madhe në nivel kombëtar. Qeveria do të ofrojë ndihmën e saj financiare për pushtetit vendor në menaxhimin e mbetjeve urbane. Peleshi tha se kjo hartë do i shërbejë shumë njësive vendore, të cilat po hartojnë edhe planet e përgjithshme vendore.
“Duket si një produkt i thjeshtë, një hartë dixhitale po bëhet i rëndësishëm se vjen në kohën e duhur. Çdo lloj plani bazohet mbi bazën e informacioneve dhe kjo hartë është shumë profesionale dhe do t’i shërbejë të gjitha njësive vendore që sot janë duke filluar hartimin, të paktën 26 prej tyre, hartimin e planeve të përgjithshme vendore. Shumë shpejt do të lancojmë fituesit e procedurës prokuruese për 26 qytete kryesore, që do të mbështeten nga qeveria qëndrore financiarisht për të zhvilluar me ekspertizë ndërkombëtare planet e përgjithshme vendore. Identifikimi dhe planifikimi territorial i landfilleve, apo i fushave të menaxhimit të mbetejeve është i domosdoshëm dhe primar”, u shpreh ai
Vijon...
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com