Provokimi i Vuçiç me Kosovën, Rama: Hartë leshi, shoku në Beograd po luan kukullash në Facebook, Shqipëria e Kosova janë një

KUKËS- Provokimi i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç duke postuar në Facebook Kosovën me hartën e Serbisë, është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si 'hartë leshi dhe lojë kukullash nga shoku në Beograd'. Rama shprehet se Kosova dhe Shqipëria janë një përtej kufirit që kanë dhe se e kanë të qartë të ardhmen e  tyre.  Këto deklarata Rama i bëri gjatë inspektimit të procesit të vaksinimit të bluzave të bardha të Kosovës në Kukës.

"U vonua pak por më mirë kështu se ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kukulla ne Facebobok, ne jemi një  e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një", tha Rama. 

Dy ditë më parë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka provokuar nga mediat sociale duke vendosur flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës. Ky provokim solli reagime të ashpra dhe dënuese ndaj tij që nga Bashkimi Europian e deri tek zyrtarët e tjerë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Para provokimit të Vuçiç, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet për liderët politikë, në Kosovë dhe Serbi, që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat, të cilat shkojnë në kundërshtim me normalizimin e raporteve mes tyre. Ndërsa kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar këtë akt si destruktiv.

Edhe Shqipëria ka reaguar  në lidhje më të akt të Serbisë, ku kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se deklarata dhe veprime të tilla nuk shërbejnë bashkëpunimit e stabilitetit në rajon, por nxisin konflikt dhe përçarje. Edhe ministri shqiptar për diasporën, Pandeli Majko tha se sovranitetin e Kosovës e garanton NATO-ja dhe jo Instagrami.

Postimi i Vucic

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makron: 21/03/2021 08:14

    Zoti Kryeminister ben mir ta nderroj at dreq maske me ato lulet qe i ngjajne figures se virus konviktit, çau

    Përgjigju
  • Plaku: 20/03/2021 12:30

    Ç'a thotë more se nuk mora vesh,as gjë?!

    Përgjigju
    • Makron: 21/03/2021 08:15

      hahahahaha, po ka koh qe ka dal kjo mode

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen