TIRANE - Kërkesat nga tregu i punës dhe përpjekja për të qënë i kualifikuar në krahasim me të tjerët e ka kthyer në domosdoshmëri për të rinjtë, zotërimin e një diplome të arsimit të lartë. Tashmë studentët zgjedhin vetë institucionin arsimor në të cilin studiojnë duke qënë gjithmonë në konsulencë të vazhdueshme dhe koherent me ofertat e publikuara nga universitetet.
Duke ju referuar të dhënave të marra nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, në vend ofrojnë arsimin e lartë 59 institucione arsimore. Nga këto institucione, 15 janë publike dhe 44 të tjera janë private. Numri më i madh i këtyre universiteteve është i përqëndruar në kryeqytet ku në shërbim të studentëve janë 8 universitete publike dhe 33 universitete jopublike.
Është për t’u theksuar që një pjesë e madhe e institucioneve arsimore private janë të profilizuara dhe operojnë në fusha të përcaktuara, kryesisht të degëve të profilit shkencor. Në tregun e arsimit të lartë nga numri total i institucioneve, 8 prej tyre janë akademi të ndara, 2 në publik dhe 6 në atë privat. Kolegjet janë një mënyrë funksionimi totalisht private. Në vend operojnë 5 kolegje të tilla të cilat jo në pak raste mbështeten nga institucione fetare. I vetmi Institut dhe Qëndër Kërkimore është ai i Studimeve Albanologjike. Në disa prej qyteteve më të mëdha në vend operojnë kryesisht universitetet publike dhe të paktë janë operatorët privatë që janë bërë pjesë e tregut duke ofruar kryesisht degë të cilat mungojnë në arsimin publik.
Universitetet publike në vend janë në Elbasan, Shkodër, Korccë, Shkodër, Vlorë dhe Durrës. Në qytetin e Beratit i vetmi universitet që është pjesë e tregut është privat. Shtrëngimi i procedurave dhe kushteve që duhen plotësuar për të qënë pjese e tregut të arsimit të lartë ka frenuar në një mënyrë hapjen e universiteteve të reja dhe ka shtuar përgjegjësinë e institucioneve arsimore aktuale për rritjen e cilësisë si kusht i domosdoshëm në procesin e akreditimit.
(Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com 12 mars 2014)
/Shqiptarja.com