Për herë të parë që prej 2009-s ,në zgjedhjet parlamentare të kësaj të djele po përdoret një hartë e re elektorale, e cila përcakton rishpërnadarje ndryshe të mandateve.
Tirana dhe Durrësi do të kenë rritje të mandateve, në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Ndërsa Kukësi, Korça e Berati do të përfaqësohen secili qark me nga 1 deputet më pak në parlamentin e ri. Lëvizjet demografike brenda territorit shqiptar si dhe lindjet natyrale ishin përcaktuese për këtë ndërhyrje në numrin e deputeve në çdo qark.
Sipas të dhënave të muajit dhjetor të zyrës së gjendjes civile mbi numrin e votuesve,
KQZ bëri një përllogaritje sesa është mesatarisht numri i votuesve që nxjerrin një deputet. Sipas statistikave zyrtare numri total i votuesve rezulton të jetë 3 452 308. I pjestuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, përcaktohet që numri 31 621, është mesatarja e shtetasve që i takon çdo mandati.
Në bazë të kësaj të dhëne, Berati i cili i cili që prej 2009 përfaqësohej në Parlament me 8 deputetë, në shtator, do të ketë një deputet më pak. Po kështu, edhe Korça humbet një mandat.
Nga 12 deputetë, në Parlament do të jenë 11 që të përfaqësojnë këtë Qark. Kukësi humbet një mandat, nga 4 në 3 të tillë. Mandatet e hequra do të rishpërndahen në dy qarqet më të mëdha. Tirana fiton 2 mandate, duke bërë që numri i deputetëve në 2017 të rritet nga 32 në 34. Ndërkohë që dhe Durrësi përfiton një deputet më shumë, duke cuar numërin në 14.
Pjesa tjetër e hartës mbetet e pandryshuar 6 mandate për Dibrën, 14 për Elbasanin, 16 për Fierin, 5 për Gjirokastrën, 7 për Lezhën, 11 për Shkodrën dhe 12 mandate për Vlorën.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.6%
-
Jo
26.1%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1630
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26