Harta gjyqësore/ Meta: Situata është drejt kolapsit, nuk zgjidhet me shkrirje të gjykatave! Vendi ka nevojë urgjente për plotësimin e vendeve bosh

Harta gjyqësore/ Meta: Situata është drejt kolapsit, nuk zgjidhet me shkrirje të gjykatave! Vendi ka nevojë urgjente për plotësimin e vendeve bosh

1655296330_metaa.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për hartën e re gjyqësore që ka nxitur shumë diskutime dhe ka sjellë bojkotin e gjyqeve nga avokatët për 4 ditë me radhë. Meta thotë se në Gjykatat e Apelit dhe ato të shkallës së Parë, situata është drejt kolapsit prej ngarkesës dhe gjendjes.

Për këtë thotë se nuk ka pasur angazhim të plotë për plotësimin e vaksancave që janë krijuar.

"Situata në Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe ngarkesës së lartë është drejt kolapsit.  Kjo gjendje është e papranueshme dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë. 

Edhe pse kjo pjesë e sistemit të drejtësisë (Gjykatat e Apelit) prej kohësh është pranuar nga KLGJ dhe aktorët e tjerë se po shkon drejt kolapsit të plotë, sërish nuk konstatohet një angazhim i plotë, objektiv dhe gjithëpërfshirës për të marrë masat e duhura, legjislative, vendimmarrëse, apo organizative për mënyrën e plotësimit sa më të shpejt dhe me cilësi të të gjitha vakancave që janë krijuar dhe po krijohen në vijimësi në këto gjykata", thotë Meta.

Ndër të tjera, presidenti Meta thotë opinionet e palëve të interesuara thjesht janë marrë në konsideratë.

"Konstatoj me keqardhje të thellë, se as kërkesat dhe thirrjet e përsëritura të Presidentit të Republikës, por as të Parlamentit Europian, nuk janë marrë në konsideratë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces. Vet fakti që ka nisur një proces të bojkotimit të të gjithë seancave gjyqësore deri në datë 17 qershor 2022, në shenjë proteste ndaj draftit të hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ, tregon qartësisht se sugjerimet e Avokatëve Shqiptarë, vetëm janë administruar, por nuk janë marrë në konsideratë", thotë Meta.

Sipas presidentit Meta, miratimi i draftit nga KLGJ është udhëhequr nga tensioni dhe ngutja që kanë krijuar vakancat e mëdha në sistemin gjyqësor. Ndër të tjera thotë se shkrirja e një numri kaq të madh të Gjykatave të Shkallës së Parë në Rrethe Apeleve, me justifikimin se nuk ka gjyqtarë, nuk është zgjidhja as më e mirë, as më e përshtatshme, dhe nuk mundet të jetë në përputhje me standardet europiane.

"Nisur nga këto zhvillime evidentoj edhe një herë se, vendi ynë ka nevojë urgjente për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët të plotësojnë numrin e madh të vendeve bosh të krijuara në sistemin e drejtësisë.  Kjo situatë nuk zgjidhet me shkrirje drastike të disa gjykatave në vend, pasi një riorganizim i tillë, cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Harta Gjyqësore/ KLGJ: Na detyroi situata, mungojnë 184 gjyqtarë, duhen respektuar edhe kriteret ligjore! Një gjykatë duhet të ketë minimalisht 7 gjyqtarë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë