KUKËS - Dhuna e vazhdueshme nga bashkëshorti dyshohet se është bërë shkak që një 41-vjeçare të marrë armën dhe të vrasë veten në banesë. Ngjarja tragjike ndodhi në Vlahën të Hasit, ndërsa policia arrestoi 49-vjeçarin Bali Muhadiri, si shkaktarin kryesor të aktit ekstrem që ndërmori gruaja e tij me inicialet A.M.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se 41-vjeçarja nuk ka mundur ta përballojë më keqtrajtimin sistematik dhe sjelljet agresive të bashkëshortit të saj duke i dhënë fund jetës në kuzhinën e banesës me armën automatike që burri i saj kishte pa leje.
Policia gjeti në banesë një gëzhojë si dhe 25 fishekë, ndërsa Bali Muhadiri do të përgjigjet para drejtësisë për dy vepra penale, atë të ”shkaktimit të vetëvrasjes” së bashkëshortes dhe të ”mbajtjes pa leje të armëve”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com