Një shofer ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa ishte duke udhëtuar me një makinë "Mitsubishi" në aksin rrugor Krumë-Kukës, tek "Qafa e Toblit". Gjithçka ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së një eskavatori të rimorikuar në një kamion. Gjatë ecjes së kamionit, eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios, dhe për pasojë ka goditur makinën që drejtohej nga një person që policia i jep vetëm inicialet, H.N.
Shoferi marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.
Policia e Kukësit ka shoqëruar në komisariat shoferin e kamionit me inicialet E.H, për veprime të mëtejshme proceduariale.

"Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak.
G.M./r.k./Shqiptarja.comKomente

