VIDEO/ Pak ditë para zgjedhjeve, i digjet limuzina kandidatit të PS për Hasin, dyshohet e qëllimshme! Beqir Mulaj: S’kam konflikte, pres ekspertizën

KUKËS- Kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur limuzina brenda garazhit. Paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.

Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate aksin rrugor “Krume-Golaj”, ndërsa makina ka qenë brenda garazhit. Report Tv sjell pamjet nga mjeti i djegur, i cili shihet se si është shkrumbuar totalisht.

Pas ngjarjes ka pasur një reagim nga Mulaj. Në një deklaratë për mediat ai tha se nuk ka konflikte dhe se fushatën elektorale e ka bërë me qetësoi. Kandidati socialist u shpreh se nuk do të drejtojë gishtin tek askush për këtë ngjarje, por të presë ekspertizën e policisë. Ai tha se nuk beson se djegia e makinës ka të bëjë me fushatën elektorale.

"Ky zjarr përkon me fushatën elektorale. Unë në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie s’kam koment se s’dua ta besoj, ta dyshoj apo keqpërdor, por të jem shumë i sinqertë se policia ka ardhur. Është bërë praktika e duhur dhe do pres me qetësi ekespertizën. Uroj që të mos ketë dorë njeriu. Dua të jem shumë korrekt, s’dua ta përdor dhe as mendja s’më shkon atje. Gjithsesi i besoj organeve kompetente. Nuk kam asnjë konflikt. Edhe fushatën jam munduar ta bëj në mënyrë të qetë, qytetare, larg ngatërresave e zhurmës", tha ai për mediat. 

Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka automjetit limuzine të kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes. Grupi hetimor po vëzhgon kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si edhe për të identifikuar autorin/ët.

Beqir Mulaj është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit. Ai u fut në garë, pasi socialistët nuk rikandiduan kryebashkiakun aktual Liman Morina. Ndërkohë, kundërshtari i tij në këtë garë është Miftar Dauti, nga koalicioni Berisha-Meta.

Beqir Mulaj

1683701439_digjetmaki.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:36
VIDEO/ Ja si është shkrumbuar mjeti i kandidatit të PS për Hasin! Dyshohet se flaka iu vu qëllimisht

 

Kandidatit të PS për Hasin, Beqir Mulajt i është djegur automjeti, paraprakisht dyshohet e qëllimshme, por ende nuk ka një përgjigje nga ekspertiza. Report Tv sjell pamjet e makinës që ka qenë brenda garazhit, e ndërsa shihet se është shkrumbuar totalisht për shkak të flakëve.  

1683712190_Screenshot12.jpg

Ora 11:28
Djegia e makinës së kandidatit të PS, Beqir Mulaj: Nuk kam konflikte, fushatën e kam bërë me qetësi! Pres ekspertizën

 

Kandidati i PS për bashkinë Has, Beqir Mulaj hedh poshtë pretendimet se djegia e makinës dhe materialeve brenda magazinës të ketë ndodhë për fushatë elektorale. Mulaj u shpreh se nuk ka konflikte me askënd, nuk beson të ketë ardhur nga dora e njeriut dhe pret përgjigjen e organeve kompetente për të mësuar çfarë ka ndodhur.

“Në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar përmes telefonit se po digjej magazina. Kemi ardhur këtu, kemi gjetur zjarrfikësen që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Makina dhe të gjitha materialet që ndodheshin në magazinë janë djegur komplet.

Ky zjarr përkon me fushatën elektorale. Unë në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie s’kam koment se s’dua ta besoj, ta dyshoj apo keqpërdor, por të jem shumë i sinqertë se policia ka ardhur. Është bërë praktika e duhur dhe do pres me qetësi ekespertizën. Uroj që të mos ketë dorë njeriu. Dua të jem shumë korrekt, s’dua ta përdor dhe as mendja s’më shkon atje.

Gjithsesi i besoj organeve kompetente. Nuk kam asnjë konflikt. Edhe fushatën jam munduar ta bëj në mënyrë të qetë, qytetare, larg ngatërresave e zhurmës. Jam fokusuar te hallet e problemet e qytetarëve të Hasit se ky popull këtu ka nevojë për qetësi, për rregull. Unë nuk bëj pjesë te ata njerëz që vë gishtin. Po të mos ishte fushatë elektorale, as ju s’do ishit këtu dhe s’dua ta keqpërdor këtë. Nuk kam dyshime. Nëse ekspertiza do e nxirrte që është dora e njeriut, do më vinte keq”, tha Beqir Mulaj.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/05/2023 02:28

    Ky zoteria me kujtoi fjalet e amb.amerikan z.Lu kur fliste per oret e gjyqetareve me te shtrenjta se makina e tij.Ne rastin konkret, nje kandidat me limuzine personale ne nje nga zonat me te varfera te vendit,eshte dicka qe stonon dhe ngreh pikepyetje nese eshte kandidati i duhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv