Banorët e fshatit Nikoliq, në Bashkinë Has, kërkojnë investim në një segment 7 kilometra që i lidh me qytetin e Krumës.

Mungesa e infrastrukturës rrugore, sipas vetë banorëve, ka ndikuar edhe në largimin e shumë familjeve për shkak të kushteve të vështira të jetesës.

“Rruga është problem. Rruga është e shkretë, që prej 40 vjetësh. Është thënë që do të shtrohet këtë vit, po shpresoj ta mbajnë premtimin. Jetesa është shumë e vështirë për shkak të mungesës së infrastrukturës”, shprehen banorët.

Sipas Bashkisë së Hasit me fondet e saj, rruga e fshatit Nikoliq do të asfaltohet gjatë këtij viti.