Ministri i Jashtëm turk në Tiranë: Pastroni mbetjet e fundit të FETO-s! Brenda 2024 mbledhim Këshillin Strategjik mes dy vendeve! Hasani: Presim njohjen e patentave

TIRANË- Nga Tirana në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ripërsëriti kërkesën e Ankarasë, për atë që ai e quajti pastrimin e mbetjeve të FETO-s në Shqipëri, organizatës së klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si përgjegjës për përpjekjet për grusht shteti në 2016. Mesazhin ministri turk e tha gjatë një konference të përbashkët me homologun shqiptar Igli Hasani.

‘Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë' tha Hakan Fidan në mesazhin krah ministrit Hasani para gazetarëve.’- tha Fidan.

Shefi i diplomacisë turke, bëri po ashtu me dije se brenda 2024 do të zhvillojmë Këshillin e parë strategjik mes dy vendeve, marrëveshje e nënshkruar me kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Recep Tayyip Erdogan në Anakara. Fidan shtoi se objektivi ekonomik është që niveli i fluksit tregtar mes Turqisë e Shqipërisë të kapë vlerën e 2 miliardë dollarëve brenda këtij viti.

‘Brenda 2024 duam të zhvillojmë Këshillin e Parë strategjik mes dy vendeve, platformë e rëndësishme për ne. Shpresojmë që edhe vëllimi i tregtisë mes dy vendeve të shkojë në 2 miliard dollarë brenda këtij viti.’- tha Fidan.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm Igli Hasani e quajti takim të frytshëm ku u diskutuan sfidat e sigurisë.

‘Sot, ne zhvilluam takimin e dytë të Grupit për Dialog Politik, një mekanizëm i paraparë nga Deklarata e Partneritetit Strategjik, nënshkruar më 6 janar të vitit 2021 në Ankara.  Ky takim e forcon edhe më tej karakterin strategjik të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët në rrafshin dypalësh, rajonal e global.’- tha Hasani.

Dy ministrat e jashtëm diskutuan edhe për bashkëpunimin ekomomik Shqipëri-Turqi.

 “Investimet turke në Shqipëri arrijnë 3.7 mld euro. 15 mijë shqiptarë janë të punësuar me 830 kompani turke që operojnë në vendin tonë. Përshëndesim miratimin nga parlamenti turk marrëveshjen për njohjet reciproket të patentave.”- deklaroi Hasani.

Kryediplomati turk, një thirrje të ashpër i adresoi edhe komunitetit ndërkombëtar se nuk po bën aq sa duhet për paqen në Gaza.

 “Nuk po jepet leje për humbjen e ndihmave humanitare në Gaza, komuniteti ndërkombëtar nuk ka patur reagim në nivelin e duhur, faktori ndërkombëtar të marrë masa që kjo të përfundojë sa më shpejt sepse do jetë vonë, krahas atyre që humbën jetën nga plumbat, ka shumë që po humbin jetën nga uria!’- tha Fidan.

Kujtojmë, që më 22 shtator 2022, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë. Kopshti u mbyll me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit me argumentin se ishin konstatuar shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi. Kolegji ishte pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal” që financohet nga kleriku filantrop, Fethullah Gylen, që njihet si kundërshtari më i madh i presidentit turk Erdogan dhe jeton në SHBA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Kryeministri Rama pret kryediplomatin turk, Hakan Fidan

1706565584_GFA4dNnWwAAyG3A.jpg

Kryeministri Edi Rama, ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Lajmi u bë me dije nga vetë ministria turke nëpërmjet një postimi në median sociale X – dikur Twitter.

Pa asnjë detaj më tepër, zyra e Fidan shkruan se kryediplomati u takua me Ramën, duke shpërndarë kështu edhe disa foto


.

Ora 17:05
Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Turqisë: Marrëdhëniet shqiptaro-turke janë të një rëndësie strategjike

1706544499_4dc0e074b26649439ac5f3f6a5eb0693.jpg

Presidenti Bajram Begaj, priti sot Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i Shtetit bisedoi me kryediplomatin turk për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe zhvillimet rajonale.Presidenti vlerësoi se Shqipëria dhe Turqia janë partnere strategjike dhe kanë një miqësi tradicionalisht shumë të mirë.

“Bashkëpunimi shqiptaro-turk, në të gjitha fushat, është një bashkëpunim i frytshëm, - u shpreh ai.

Presidenti i përcolli Ministrit të Jashtëm Fidan falënderimet për ndihmën që Turqia i ofroi Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit, por edhe për investimet e tjera në vendin tonë. 
 
Për sa u përket zhvillimeve në Ballkan, Presidenti Begaj vlerësoi se: “Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla të rëndësishme për politikën shqiptare, që garantojnë paqe, siguri, stabilitet demokratik në rajon, si dhe janë parakushte për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian”.

Presidenti e vlerësoi rolin dhe kontributin e Turqisë në Ballkanin Perëndimor si një partner i natyrshëm e historik për paqen dhe sigurinë e rajonit. Gjithashtu, ai e vlerësoi mbështetjen që Turqia jep për integrimin e Kosovës në organizmat rajonale dhe globale, si dhe lobimet e saj të fuqishme për njohjen e mëtejshme të Kosoves.

Ora 13:53
Ministri turk: Brenda 2024 do të zhvillojmë Këshillin e Parë strategjik mes dy vendeve

 

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidam në vizitën e tij zyrtare në Shqipëri bëri me dije se brenda 2024 do të zhvillojmë Këshillin e parë strategjik mes dy vendeve.

Fidan shtoi se objektivi ekonomik është që niveli i fluksit tregtar mes Turqisë e Shqipërisë të kapë vlerën e 2 miliardë dollarëve brenda këtij viti.

“Brenda 2024 duam të zhvillojmë Këshillin e Parë strategjik mes dy vendeve, platformë e rëndësishme për ne. Shpresojmë që edhe vëllimi i tregtisë mes dy vendeve të shkojë në 2 miliard dollarë brenda këtij viti. Dje patëm bisedime me biznesmenët turq, për të parë fushat ku mund të investohet në Shqipëri. Bashkëpunimi që kemi aktualisht nuk është sa kapaciteti që kemi. Kemi më shumë mundësi për të bashkëpunuar. Për këtë edhe qarqet e biznesit duhet të tregojnë angazhim”, tha ai.

Nënshkrimi i marrëveshjes  për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të nivelit të lartë me Turqinë u nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Recep Tayyo Erdogan në vitin 2021 në pallatin presidencial në Ankara.

Ora 12:27
Ministri turk në Tiranë thirrje ndërkombëtarëve: Ti jepet fund luftës në rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm turk në një vizitë zyrtare në Tiranë, i ka bërë thirrje komiteti ndërkombëtar që ti jepet fund luftës në Rripin e Gazës. Sipas tij njerëzit po vdesin jo vetëm nga bombardimet por edhe nga uria.

‘Komiteti ndërkombëtar nuk po bën sa duhet të ndalë luftën në Rripin e Gazës. Komiteti ndërkombëtar të marrë masa anë të kundërt do të jetë shumë vonë. Shumë njerëz po vdesin për shkak të urisë në Palestinë. Duam që atje të bëhet e mundur dërgimi i ndihmave.’- tha Fidan.

Ora 12:25
Ministri i Jashtëm turk në Tiranë: Takim edhe me Ramën, do thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ndodhet në një vizitë në Tiranë, ku u prit nga homologu Igli Hasani. Më tej, ai do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Në konferencën për shtyp me Hasanin, ai theksoi se do të thellojnë bashkëpunimin mes ty vendeve në shumë fusha, si ekonomia, arsimi apo turizmin.

"Do vazhdojmë takimin me Ramën, do të marrim në diskutim marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe si do ti çojmë në një nivel më të lartë, do kërkojmë fusha të ndryshme bashkëpunimi. Së pari mendojmë që është shumë  e rëndësishme miqësia për të thelluar marrëdhëniet tona, Shqipëria dhe Turqia janë të lidhura me njëra tjetrën, nga ana historike, lidhje të pashkëputshme. Në këtë ka ndihmuar edhe solidariteti mes Erdogan dhe Ramës. Ne kemi zhvilluar marrëdhëniet tona në shumë fusha dhe jemi të vendosur t’i vazhdojmë bashkëpunimet, sidomos në fushën ekonomisë, arsimit, teknologjia, turizmi, ka shumë fusha ku do vazhdojmë të punojmë në mënyrë të pandërprerë. Patëm dje takim me biznesmenët turq dhe diskutuam për mundësitë e investimit", tha Fidan.

Ora 12:25
'Pastroni mbetjet e fundit të FETO-s në Shqipëri' Mesazhi i ministrit të jashtëm turk: Turqia është e ndjeshme për këtë çështje

 

Ministri i Jashtëm turk përcolli dhe mesazhin që të largohen dhe mbetjet e fundit të FETO-s, organizatës së klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si përgjegjës për përpjekjet për grusht shteti në 2016.

Diskutuam me kolegun dhe për tema të tjera si lufta kundër terrorit apo cështje të tjera rajonale. Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë' tha Hakan Fidan.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leka: 30/01/2024 04:53

    Vite me pare, keshilltari i Obames tregonte se si ne nje takim me Erdogan ky i fundit po rrekej ti tregonte per rrezikun e "Gylen" duke i ofruar Fidan, asokohe, kreu i MIT ose sherbimit sekret turk, dhe kur Fidua nisi te flase, Obama i bertiti pusho! A thua sikur nuk e dinte qw shoku Fidan qe nje nder mediokrrit e shumte qe vetem "largpamesia" e "liderit" idiot Edogan mund ta ngrinte ne poste. Me nder, vetem kur largpamesia eshte njesoj, mediokerriteri kthehet ne virtyt. Si me rastin e korruptoramizmit.

    Përgjigju
  • Iris: 30/01/2024 02:38

    Ah,po! Min.i jashtem turk erdhi te shikoje ku jemi me pastrimin e /mbetjeve te fundit Feto-iste/! Si urdheron i nderuar efendi Fidan,me pastrimin po ecim mire dhe do i shkojme deri ne fund,se fjalet i kemi /me perendimin/,por me mendje e zemer jemi me orientin.Te na rrojne sa malet efendi Erdogani dhe efendi Rama dhe miqesia e vellazeria e tyre se punojne,lodhen e rrine pa gjume per te miren e vdekatareve te tyre qe u puthin bishtin e xhybese e i mbajne akoma ne pushtet!

    Përgjigju
  • Besi: 29/01/2024 14:54

    5 milion shqiptare kosovare ne Turqi jane ure e forte miqesie ne detin Egje per investimet e shqiptareve ne turizmin premtues turk nepermjet marreveshjeve te heqjes se taksimit te dyfishte me presidentin Erdogan sa per feton ajo dihet qe eshte organizate terroriste

    Përgjigju
  • Besnik: 29/01/2024 13:55

    Perpara se te na kerkoni llogari se cfare bejme ne ne token tone edhe shtetin tone , do ishte mir tja ktheni Shqipetareve borxhin qindravjecare qe i keni 1 ne Turqi keni 5+ milion me origjine Shqipetare qe Nuk i njeheni 2 krejt tokat tona qe ja fale Greekut Edhe sllaveve me marreveshje me fuqite e tjera tja ktheni Shqipetareve, pastaj hajde na quani vellezer ju kanceri qe e keni copetu edhe derrmu Shqiperine me shekuj.

    Përgjigju
    • Arrnauti: 30/01/2024 02:08

      100% insakte. Sindroma e Stokholmit. Jemi te Dashuruar me dhunuesit

  • Arnauti: 29/01/2024 13:34

    Mire se erdhe vella, vetem turqit kemi vellezer ne ballkan. Jorgot dhe Llazaret nuk na duan.

    Përgjigju
    • Populli: 29/01/2024 14:29

      Ti qenke fiks beme nenen te te them baba

  • Qobani: 29/01/2024 12:50

    A po bindeni npraktik se Toka ashtë vendë takimi i shpirtave në galaksikën tonë,vlla a ban vaki planeti NEBIR me kan planeti i Shqiponjave,rrespektë për kta shpirta,bajn udhtim të gjat kan nji përvoj tmadhe për mbi jetes,të gjith të zgjedhurit i kan pru për me u msu me fitu ujin e langëshëm,shpresoj mos ta zhgënjejnë planetin amë,edhe planeti i bletve ashtë afër,kta e urrejnë tymosjen,ktyne ju pëlqen të punojnë në banka,ja vlen tjen të kujdesshëm për planetin amë,dhe tja zvoglojn TYMOSJEN

    Përgjigju
  • The head: 29/01/2024 12:37

    Mbetjet? Habi sesi Shqiperia qe aspiron te hyje ne Europe, toleron kete shprehjen e ministrit turk qe flet "mbetje" per te folur per jete njerezish. Ata mund te jene opozitare te Erdoganit, por ti quash mbeturina ne mes te Shqiperise, habi e madhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama, Spiropali takim të përbashkët me kryeministrin Kurti, presidenten Osmani dhe Konjufca

VIDEO/ Rama, Spiropali takim të përbashkët me kryeministrin Kurti, presidenten Osmani dhe Konjufca