Hasani takime me homologë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të OSBE: Në fokus thellimi i bashkëpunimeve

Hasani takime me homologë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të OSBE: Në fokus thellimi i bashkëpunimeve

SHKUP- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ndodhet në Shkup, ku po merr pjesë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të OSBE. Hasani ka zhvilluar takime me homologë, ku në fokus ka qenë bashkëpunimi ekonomik dhe politik mes vendeve.

Hasani shkruan se presin të punojnë ngushtë për të adresuar sfidat e përbashkëta të sigurisë.

"Gjatë takimit të 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, pata disa takime dypalëshe me kolegët dhe homologët e mi José Manuel Albares, Dominique Hasler, Laurence Boone , dhe Murat Nurtleu. Shkëmbyem mendime për të përmirësuar më tej bashkëpunimin politik dhe ekonomik, duke u fokusuar në nisma konkrete të cilat do të kenë ndikim pozitiv për njerëzit dhe vendet tona. Mirëpresim të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar akoma edhe më tej partneritetet tona në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, duke punuar krah për krah për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë", shkruan Hasani.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano