Hasani në Maqedoninë e Veriut: Faktori shqiptar rol në stabilitetin e vendit! Osmani: Të rrisim marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vijon turin rajonal. Pas vizitës në Kosovës, ditën e sotme ministri Hasani ndodhet në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me homologun Bujar Osmani. Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm Igli Hasani tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një përkushtim të jashtëzakonshëm në rrugën drejt BE-së.

Rrugëtimi i përbashkët drejt BE, ka forcuar më shumë bashkëpunimin mes nesh, shtoi më tej kryedipolmati shqiptar, ndërsa nënvizoi se zgjerimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi, është jetik për të ardhmen e rajonit. Ministri i Jashtëm u ndal edhe tek faktori shqiptar në RMV, ku tha se ka një rol të qenësishëm në ruajtjen e stabilitetit të vendit. Për Hasanin, kryeministri i parë shqiptar i RMV-së është tregues simbolik i progresit që ka bërë ky vend.

‘Shqipëria do vijojë të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në RMV sidomos në një vit zgjedhor si ky, ku në pranverë do të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Ne urojmë që ky proces të ecë mbarë, por mbi të gjitha urojmë që ky proces e rezultati i tij të mos sjellë asnjë ndryshim në përkushtimin ndaj perspektivës së përbashkët europiane.

Në këtë kontekst, unë dua të theksoj krenarinë tonë për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur e vazhdon të luajë faktori shqiptar për stabilitetit e Maqedonisë së Veriut; për forcimin e lidhjeve mes vendeve tona për të cilat faktori shqiptar ka shërbyer si një urë lidhëse; e mbi të gjitha, për ruajtjen e orientimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut gjatë një rrugëtimi që siç e thashë ka qenë i vështirë, e ka kërkuar sakrifica jo të lehta.

Shqipëria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare dhe shqiptarëve në RMV në procesin politik dhe në përpjekjen për të konsoliduar sundimin e ligjit, demokracisë, kohezionin social dhe barazinë mes të gjithë qytetarët.’- tha Hasani.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun Bujar Osmani, Hasani tha se, Korridori 8 do të transformojë pozitën strategjike të 2 vendeve.

‘Sot më shumë se kurrë vendet tona, shoqëritë tona ndajnë interesa të përbashkëta e një vizion të përbashkët për të ardhmen’- tha Osmani.

Homologu i tij në Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i cilësoi dy vendet si ‘gardianë’ të vlerave evropiane në Ballkanin Perëndimor.

‘Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shumë më tepër se fqinj të mirë, jemi vende mike, marrëdhënie të thella dhe reciproke me mbështetje të lartë partner dhe aleatë që vazhdojnë së bashku drejt ambicieve tona evropiane për ti parë të dy vendet anëtare të plota të BE.’- u shpreh Osmani.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm, Bujar Osmani tha se duhet të rritet bashkëpunimi ekonomik.

'Në takim i hapëm edhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, të cilat, për fat të keq, mbeten shumë prapa marrëdhënieve të shkëlqyera politike. Shkëmbimi tregtar, i cili mezi i kalon 200 milionë euro, nuk korrespondon me kapacitetet e dy ekonomive, me potencialin e bizneseve, me afërsinë e dy vendeve dhe me marrëdhëniet e vendosura të ngushta. Ne marrim përsipër ta ngremë këtë çështje lart në prioritetet e diplomacisë, si në resorët ekonomikë, në odat, ashtu edhe në programet e qeverive të të dy vendeve.'- tha Osmani.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja