Hashim Thaçi: Serbia epiqendra e
konflikteve në rajonin e Ballkanit

Hashim Thaçi: Serbia epiqendra e<br />konflikteve në rajonin e Ballkanit
Presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë për televizionin publik zvicerian( SRF) ka folur për transformimin e FSK-së, perspektivën evropiane të Kosovës dhe për rolin destabilizues të Serbisë në rajon.

Ndërkohë duke folur për transformimin e FSK-së,Thaçi ka theksuar se Kosova është një shtet i Pavarur dhe secili shtet Sovran ka një ushtri.

Qëllimi ynë është që të bëhemi pjesë e NATO-s. Nëse ne nuk e kemi një ushtri, nuk mund të lidhim partneritet për paqe me NATO-n. Ne do të punojmë që ushtria e Kosovës të jetë një ushtri multietnike”, ka shtuar Thaçi për SRF.

Sipas tij, transformimi i FSK-së do të forcojë shtetësinë e Kosovës,meqë nuk ka shtet të fortë pa ushtri, duke thënë se tani është koha e duhur që ky proçes të përmbyllet.

Ne kemi pritur tepër shumë dhe ka ardhur koha tani që kjo do të ndodhë”, ka paralajmëruar presidenti për SRF. Në këtë intervistë, Thaçi ka folur edhe për rolin destruktiv të Serbisë, e cila është shëndrruar në epiqëndrën e destabilitetit në Ballkan.

Serbia është qëndra e problemeve që inicion konflikte të panevojshme me të gjitha shtetet e rajonit dhe fqinjët e saj”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe mban përgjegjësinë për gjenocid në Bosnje, Kosovë dhe shtete të tjera.

Megjithese në këtë intervistë Thaçi ka thënë për televizionin publik zvicerian se dialogu nuk ka alternativë. Sipas tij, dialogu duhet të udhëhiqet nga njerëzit që kanë një mandat, të cilët marrin përgjegjësi dhe që kanë besimin nga qytetarët.

Me tëj presidenti Thaçi ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke thënë se Zvicra dhe ushtarët zviceriane si pjesë e NATO-s kanë dhënë një kontribut të shkëlqyeshëm për Kosovën.

Ne kemi një diasporë të madhe dhe të fortë në Zvicer, e cila është shumë mire e integruar. Kosova dhe Zvicra janë të familjarizuara me njëra-tjetrën dhe mendoj që për sa kohë NATO qëndron këtu,paqja dhe siguria do të jenë më të fuqishme në Kosovë dhe në rajon”, ka përfunduar Thaçi.

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot