Hashim Thaçi i ‘blinduar’ në Hagë, mbrohet nga skuadër ekselente avokatësh

Hashim Thaçi i ‘blinduar’ në Hagë, mbrohet nga skuadër ekselente avokatësh

Avokati David Hooper

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u përfaqësua nga njëri ndër avokatet më të mirë në botë, me përvojë mbi dy dekada në tribunale ndërkombëtare.

Thaçi sot u përfaqësua nga avokati nga Britania e Madhe, David Hooper, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka trajtuar çështje të profilit të lartë.

Pjesë e ekipit të avokatëve të Thacit është edhe amerikani Pierre-Richard Prosper, ish-prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë Amerikane. Ai ka shërbyer si Ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës nga administrata e ish-presidentit amerikan George W. Bush në periudhën 2001-2005.

Ndërsa, avokati David Hooper, kohë më parë kishte mbrojtur zëvendës-presidentin e Kenisë, William Ruto, duke u shpallur i pafajshëm, në mungesë të provave. Ka qenë udhëheqës në rastin e Andre Reamakuba, në Tribunalin Ndërkombëtar për Ruandën, rast të cilin e kishte fituar bindshëm. Raste të tjera pjesë e të cilave ka qenë Hooper, janë edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, në Kenia dhe vende tjera afrikane, si dhe tani luan rol kyç në Mekanizmin e Kombeve të Bashkuara për Tribunale Penale Ndërkombëtare në Tanzani. Hooper ka diplomuar në Universitetin e Kentit në Caterbury, si dhe rangohet si një ndër avokatët më të mirë për çështje penale nga Chambers and Partners 2021.

Ndërsa, pjesë e ekipit të Thaçit është edhe avokati kosovar, Dastid Pallaska./ GazetaExpress

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Azem Çerkini: 09/11/2020 18:26

    Gjithësesi se PO, dhe këtë jo vetëm në kushtet aktuale të pandemisë, por edhe në kushtet normale, (nëse mund t'i quaj kështu)do të ishte mirë dhe shumë me vend po të zbatohej si rregull që daljet (e panevojshme) pas orës 21,oo të ndalohen rreptësisht dhe atë me masa sa më rigoroze. Për këtë që them, i kam më shumë se tri arsye.!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin