Trajneri shqiptar i Anderlechtit, Besnik Hasi do të përpiqet që në merkaton e janarit ta kthejë në skuadër talentin shqiptar të Manchester Unitedit, Adnan Januzajn.
Mediat belge të dielën shkruajnë se Januzaj është objektivi kryesor i Hasit dhe klubit belg.
Siç bën të ditur Kosovapress, lojtari shqiptar i Belgjikës nuk po arrin që të gjejë vend në formacionin bazë të 'Djajve të Kuq', dhe situatën në të cilën po kalon anësori shqiptar do të provojë ta shfrytëzojë 'timonieri' i Anderlechtit, Hasi.
Në tregun e verës Januzaj ishte kërkuar nga Juventusi e Liverpool.
ATSH









