Shumë prej tyre kanë filluar të përdorin një pajisje të quajtur Sistemi Elektronik Mbrojtës i Peshkaqenëve, shkurt ESDS. Përdoruesit i lidhin këto pajisje pas kyçit të këmbës apo edhe në tavolinën e sërfit.
Pajisja lëshon disa impulse elektrike të cilat largojnë peshkaqenët. Këto impulse kalojnë nëpër disa kanale me xhel, poshtë poreve të peshkaqenëve të cilat i lejojnë të gjejnë prenë apo të orientohen dhe i largojnë nga sërfistët.
Pajisja peshon 200 gramë dhe ka një madhësi prej vetëm 5 centimetrash. Ajo punon me bateri e cila zgjat 9 orë dhe mund të karikohet si një aparat celular.
Por disa ekspertë peshkaqenësh ende dyshojnë për efektivitetin e kësaj pajisjeje pasi sipas tyre ato nuk funksionojnë kundër peshkaqenëve të mëdhenj, si peshkaqeni i bardhë apo ai tigër.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)